E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Itali: Mbështetje teknike për të realizuar programin qeverisës

TIRANË- Kryeministri i ardhshëm njëherësh kreu i PS-së Edi Rama bëri me dije sot se ka marrë mbështetje teknik pas takimeve me autoritete të larta shtetërore italiane. 

Nëpërmjet një  postimi në rrjetin social “Twitter” , Rama shkruan.  “Ditë intensive në Romë që nisi me Fondacionin Italiani Europei me km  D'alema e Amato për mbështetjen teknike në realizimin e programit tonë”.
Vizita e Ramës në Itali vijoi me tej me drekën e organizuar nga  kryeministri italian, Enrico Letta, ku u thellua bashkëpunimi dypalësh.

“Dreka në seline mikpritëse të kryeministrisë me km Letta, mundësoi nisjen e komunikimit për një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy vendeve”, thekson Rama.

“Pasdreke ne Ministrine e Jashtme kembyem me ministren Emma Bonnino mendimet per zgjerimin e bashkepunimit dypalesh dhe me rajonin po ashtu. Ne Palazzo Grazioli me km Berlusconi diskutuam per krizen ekonomike dhe rruget e mundshme te rritjes se investimeve italiane ne Shqiperi”, shton Rama.

Aktivitetet e sotme të liderit të Partisë Socialiste, vijnë një ditë pas takimit në Londër me ish-kryeministrin britanik Toni Bler, i cili, siç bëhet e ditur, i ofroi mbështetje Ramës për drejtimin e qeverisë së re.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›