11 gratë më të bukura të futbollistëve

Ndërkohë që Europa është nën pushtetin e borës dhe të ftohtit e të gjitha përgatiten nga ana tjetër për festat e Krishtlindjeve, blogu anglez i futbollit,“Kickete.com”, ka hartuar një listë me gratë, të fejuarat dhe të dashurat më të bukura të futbollistëve. Në pesëshen e parë të grave mbizotërojnë kampioneshat e botës: gratë e sulmuesit spanjoll, Fermando Torres, gjeniut të mesfushës Ksavi dhe portierit Iker Kazijas, të cilat renditen në vendet 3-5. Gruaja më e bukur është Silvi van der Vart, bashkëshortja e yllit holandez, Rafael, i cili tani luan me Totenhemin në Angli.
1-Medalja e artë për Silvi van der Vartin. Lexuesit e faqes angleze e kanë përzgjedhur holandezen si gruan më të bukur të futbollistëve.
2-Në vendin e dytë nuk mund të ishte askusht tjetër përveçse, Viktoria Bekham. “Posh” vishet gjithmonë me elegancë.
3- Olala Dominguez, bashkëshortja e yllit të Liverpulit, Fernando Torresin e meriton podiumin.
4- Në vendin e katërt renditet modelja Nagore Aramburu, gruaja e mesfushorit të Barcelonës dhe kampionit të botës, Ksavi.
5- Gruaja e ardhshme e portierit spanjoll, Iker Kazijas, gazetarja Sara Carbonero, është e famshme në botë.
6- Aleks Kurran renditet në vendin e gjashtë. Burri i saj nga viti 2007 është kapiteni i Liverpulit, Stivën Xherard.
7- Karolinë Seliko, gruaja e mesfushorit brazilian të Realit, Kaka, e meriton një vend në renditjen e më të bukurave.
8- Kolin Runi, gruaja e sulmuesit të Mançesterit, është e dashur në Angli. Ajo ja ka falur disa herë tradhtinë të shoqit.
9- Bukuroshja Ana është martuar me mbrojtësin Mançester Junaitid, Nemanja Vidiç.
10- Numri 10: Mamenz, mbretëresha e bukur e sulmuesit të Shalkes, Raul Ganzales.
11 – Supermodelja Jolante së bashku me bashkëshortin e saj, yllin e Interit, Uesli Shnajder.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 10 Dhjetor 2010