Bajramaj dhe Ozil, modele në Gjermani

(SPECIALE) - Fatmira Bajramaj dhe Mesut Ozil nuk janë vetëm dy sportistë që dhurojnë spektakël në fushë. Dy fantazistët e topit, lojtarë të kombëtareve femra dhe meshkuj të Gjermanisë, kanë dhe një jetë plot kuriozitet. Sukseset dhe historia e tyre i ka shndërruar në ambasadorët më të mirë të sportit. Ata janë shembuj të integrimit, të një shqiptareje dhe një turku në Gjermaninë shumëkulturore. Për faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit ata dhanë këtë intervistë, ku tregojnë detaje të ndryshme.
Si ndjeheni, kur merreni si shembull i integrimit?
Lira Bajramaj: Është shumë bukur, kur dikush të sheh si model. Veçanërisht fëmijët. Kjo më bën shumë krenare. Këtë e marr si një përgjegjësit të përditshme, të cilën e pranoj me kënaqësi.
Mesut Ozil: Përmes profesionit tim unë jam në fokusin e të gjithëve. Kështu që unë jam në funksionin e një idhulli dhe dëshiroj të jap një shembull të mirë. Ekipin kombëtar ne e përjetojmë si një integrim pozitiv. Shumë lojtarë të Kombëtares kanë prejardhje të huaj. Dhe ne shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Ky është një mesazh i bukur, dhe unë besoj se kjo ndodhe dhe me tifozët.
A është ndonjëherë e pakëndshme, t’u trajtojnë si model?
Lira Bajramaj: Gjatë një interviste nuk është aspak e tillë. E pakëndshme do të ishte për mua, nëse kjo temë do trajtohej para një grupi më të madh njerëzish, të cilëve do t’ua trajtoje si leksion. Kjo do të ishte për mua e vështirë. Dëshiroj të jap një mesazh të qartë, se jo gjithmonë është kaq e lehtë.
Mesut Ozil: Në të vërtetë, jo. Unë kam shumë kënaqësi, kur fëmijë të vegjël vijnë te mua. Ata nuk më pyesin aspak, sesi ka shkuar integrimi im, por ata më pyesin sesi jam bërë futbollist dhe sesi ja kam arritur, të bëhem futbollist profesionist dhe lojtar i Kombëtares. Ata nuk duan t’ia dinë se cili është sfondi im familjar, por më shikojnë thjesht si një futbollist.
A ja rekomandoni dikujt integrimin tuaj si favor?
Lira Bajramaj: Jo, aspak.
Mesut Ozil: Edhe unë nuk ia rekomandoj askujt.
A do të thotë kjo, që integrimi është diçka e thjeshtë?
Lira Bajramaj: Natyrisht. Kështu duhet të jetë. Unë e gjykoj si shumë të mirë, që këtë mesazh e japin sportistë të nivelit të lartë si Mesuti. Ai e ka përjetuar, dhe deklarimet e tij në këtë pikë janë plotësisht të besueshme. Është një emër i njohur dhe e plotëson këtë temë më së miri. Unë e shoh si një domosdoshmëri për të, për të qenë i hapur dhe i ndershëm me të gjithë. Unë mendoj, se kjo e ndihmon atë shumë.
Sot integrimi shikohet si një proces aktiv i një grupimi, nga i cili përfiton individë të veçantë. Por, a mundet që një individd të arrijë të vetëintegrohet? Sa e rëndësishme është kjo për të që të jetë vetëaktiv?
Mesut Ozil: Unë mendoj, se përpjekjet e tilla dhe aktivitetet duhet të vijnë nga të dyja palët. Grupi ashtu si individi duhet të jetë i hapur për këtë. Kjo është shumë e rëndësishme. Nga ana tjetër, ka gjithashtu dhe shumë shtetas gjermanë, që nuk e shohin këtë patjetër si të nevojshme. Ka dhe të tjerë që nuk kanë shanse të integrohen. Unë mendoj se është një turp, sepse çdo njeri meriton respekt dhe një trajtim të përshtatshëm.
Lira Bajramaj: Të japësh këshilla, është natyrisht një mundësi. Unë kam folur shpesh për këtë, madje kam filluar të marr pyetje e të jap përgjigje edhe përmes e-mailit. Është shumë e rëndësishme të flasim me njeri-tjetrin. Mund t’i japësh gjithkujt me një begraund emigrimi këshilla për integrimin, sesi ai të jetë disiplinuar dhe të tregoj respekt për tjetrin.
A keni pasur vështirësi gjatë integrimit tuaj”
Mesut Ozil: Jo, unë personalisht jo. Jam kam qenë gjithmonë i qartë me shokët e mi të ekipit. Kam shumë miq nga kombësi të ndryshme, të cilët gjithashtu nuk kanë probleme me mua.
Lira Bajramaj: Në fillim, kur familja ime erdhi nga Kosova në Gjermani, nuk ishte dhe aq e thjeshtë. Por, më pas çdo ditë e më shumë u bë më e lehtë.
Cila ishte barriera juaj më e madhe?
Lira Bajramaj: Gjuha. Kur fëmijët e tjera bisedonin midis tyre unë nuk kuptoja asgjë. Dukej se ti nuk kishe të bëje fare me ata. Kështu ishte fillimi im.
Më komplekse bëhet çështja, edhe për shkak të grupimit nga i cili vjen. Kjo sjell edhe pengesa.
Lira Bajramaj: Që babai im fillimisht nuk dëshironte të luaja futboll, kjo nuk ka të bëjë aspak me prejardhjen time. Ai u përkiste atëherë, atyre meshkujve, të cilët mendonin se futbolli nuk ka të bëjë aspak me femrat. Të tillë tani ka disa. Ai dëshironte, që unë të bëja diçka tjetër. Por, unë arrita ta bindja atë. Tani jam e lumtur, që babai im më në fund u tregua i hapur.
Integrimi nuk zhvillohet menjëherë, por në mënyrë të vazhdueshme dhe në forma të ndryshme. Ozil, çfarë bëni ju për shembull, që të integroheni te Reali i Madridit?
Mesut Ozil: Shokët e mi të ekipit më ndihmojnë shumë për këtë. E ndjej, që aty po ja kaloj shumë këndshëm. Unë mund të kuptohem me ta anglisht, pasi ende nuk e flas mirë gjuhën spanjolle. Por, duke qenë atje e duke mësuar gjuhën, më jep më shumë kënaqësi.
A është gjuha një çelës për integrimin?
Mesut Ozil: Po, në çdo rast. Kur në dhomat e zhveshjes bëhët një shaka, unë nuk qesh menjëherë, pasi nuk e kuptoj mirë se çfarë do të thotë. Por, qëllimi im është të kuptoj shumë shpejt ashtu si duhet gjithçka.
Bajramaj, ju jeni në vitin e dytë te Turbina e Postadmit. Si shkoni me lojtaret e reja që vijnë?
Lira Bajramaj: Te ne ky nuk është aspak problem. Lojtaret e reja i pranojmë me kënaqësi. Në ekipin tonë ne jemi shumë të familjarizuar me njëra-tjetrën. Natyrisht, në fillim ka pak drojë, por kjo ikën shumë shpejt. Çdonjëra na ne dëshiron t’ua bëjë sa më të lehtë të jetë e mundur jetën.
Ozil, ju e njihni këtë situatë. A ju ftojnë kolegët tuaj në Madrid për t’iu marrë për shembull për ndonjë drekë në ndonjë restorant?
Mesut Ozil: Unë qëndroj më shumë në shtëpi, pasi për momentin nuk mund ta organizoj disa gjëra. Por, gjithsesi, kam shkuar me shokët, kur dikush më ka ftuar.
A është më e vështirë, si profesionist të integrohesh në një klub të madh apo si fëmijë në një klub fshati?
Lira Bajramaj: Mendoj, se kjo është një pyetje që ka të bëjë më të rriturit. Kure je i ri apo fëmijë është më e thjeshtë, më e hapur të arrish kontakte të shpejta. Besoj se, kur je i rritur, nuk është dhe aq e thjeshtë, pasi kur shkon jashtë përballohesh me një mentalitet të ri.
Sa shumë ju ka ndihmuar futbolli në integrimin tuaj?
Lira Bajramaj: Në shkollë më ka ndihmuar shumë futbolli.
Mesut Ozil: Edhe mua e njëjta gjë.
Fatmira, shqiptarja e “Topit të artë”
Kosovarja Fatmire Bajramaj (por që luan me ngjyrat e Gjermanisë), Marta (Brazil) Birgit Prinz (Gjermani) janë tre emrat në garën për fitimin e “Topit të artë-FIFA” për vitin 2010. Fituesja do të shpallet, më 10 janar të vitit 2011 në Zyrih të Zvicrës.
LIRA
Fatmira, apo Lira, siç thirret ajo shkurt, vlerësohet si një sportistet më joshëse të Gjermanisë. Sipas profilit të publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s, Bajramaj ra në dashuri me futbollin në një moshë të re. Ka lindur në Istok në 1 prill 1988 dhe katër vitet e para të jetës i kaloi në Pejë, deri në vitin 1993, kur ajo dhe prindërit e saj Ismet dhe Ganimet, emigruan nga Kosova drejt Giesenkirchen të Gjermanisë. Pasi u largua me familjen e saj nga Kosova kur ishte vetëm katër vjeç, për shkak të luftës kundër Serbisë, ajo nisi të luajë futboll qysh në vitin e parë shkollës fillore, fillimisht fshehurazi të atit të saj, ndërsa më vonë mori mbështetjen e plotë të tij.
KAMPIONE
Mesfushorja e talentuar nisi të luajë futboll për klubin e qytetit ku ishte vendosur familja e saj, Giesenkirchen, e më pas për Mënshengladbahun, përpara se të rreshtohej në radhët e gjigantëve të Duisburgut në vitin 2004. Bajramaj fitoi Kupën UEFA për femra dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2009. Turbina e Potsdamit ishte destinacioni i ardhshëm i 22-vjeçares në verën e vitit 2009. Suksesi erdhi shumë shpejt dhe ajo fitoi me Turbinën kampionatin gjerman dhe Ligën e Kampioneve për femra, në sezonin inaugurues të saj.
TROFETË
Fatmira bëri debutimin e saj me fanellën e Kombëtares së Gjermanisë kundër Skocisë, më 25 tetor 2005 - kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe - dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës të zhvilluar në Kinë, në vitin 2007. Një vit më pas, ajo përfaqësoi Gjermaninë në Lojërat Olimpike të Pekinit, ku fitoi medaljen e bronztë, ndërsa ishte kapitene në pjesën e dytë në fitoren 3-0 kundër Japonisë. Aftësitë e Bajramaj në fushën e futbollit janë të njohura, madje ajo ka bërë bujë në golat e shënuar në “Torëand”, një perde me vrima, ku duhet të futësh topin pikërisht në ato, në shfaqjet televizive të organizuara nga televizioni i njohur gjerman ZDF.
BOTËRORËT
Edhe pse është vetëm 22 vjeçe, Bajramaj është një lojtare e rregullt për Gjermaninë në pesë sezonet e fundit dhe ajo do të jetë pjesëmarrëse edhe në Kupën e Botës për Femra të vitit 2010. 2010-ta solli të tjera suksese për të, pasi frymëzoi Turbinën e Potsdamit në fitoren e dyfishtë të Bundesligës gjermane dhe Ligës së Kampioneve për femra.
MODEL
“Është e mrekullueshme të shikohesh si një model, veçanërisht nga fëmijët. Unë jam krenare për këtë. Kjo tregon një shkallë përgjegjësie në jetë tuaj të përditshme, por unë jam e lumtur ta pranojë këtë”, - tha Bajramaj, duke folur për faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, Dfb.de. “Babai im fillimisht nuk dëshironte që unë të luaja futboll, por ai nuk kishte asgjë me begraundin tim. Ai ishte një nga ata meshkuj që mendonte se futbolli dhe femrat nuk mund të përzihen bashkë, dhe tani janë pak të tillë. Ai dëshironte që unë të bëja diçka tjetër, prandaj ai ishte kundër në fillim, por unë ia dola ta bindja atë. Dhe tani, unë jam i lumtur që ai tregoi mëndjehapjen e tij dhe pranoi”.
DASHURIA
Që nga viti 2007 ajo është e lidhur me një djalë. Ai është po aq i njohur sa ajo. Quhet Eshref Durmishi dhe është nga Kosova. Djaloshi 27-vjeçar është aktor, dhe të gjithë e mbajnë mend interpretimin e tij në filmin grek “Eduard” me regji të Angeliki Antoniut. Një histori e vërtetë filmi që bazohet mbi jetën e një shqiptari, që interpretohet mjeshtërisht nga Durmishi. Durmishi është i ri, i pashëm dhe me ambicie të zjarrta, po aq sa Bajramaj. Por herë pas here, Eshrefit i duhet të udhëtojë Itali - Gjermani, sa te familja e tij, sa te Fatmira.
Përshëndetja e Merkelit
Gjermania në vitin 2011 do të organizojë Kampionatin Botëror për femra. Futbollistja e njohur, Brigit Prinz dhe Fatmira Bajramaj ishin dy promovuesit e fushatës gjermane, që kishte si moto “Mirë se vini përsëri”. Suksesin e ofertës të Gjermanisë e përshëndeti atëherë, në korrik të vitit 2007, edhe kancelarak Angela Merkel. “Unë dua të përshëndes federatën për suksesin e saj për të sjellë Kupën e Botës së vitit 2011 në Gjermani. Është një mundësi tjetër për ne të gëzojmë një festival të mrekullueshëm futbolli në Gjermani me miqtë nga e gjithë bota”.
Lira tërheq shortin
Fatmira Bajramaj do të tërheqë, më 22 dhjetor, shortin e çifteve të çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë, në prani të edhe të zëvendëstrajnerit të Kombëtares gjermane, Hans Flik, ndihmësi i Johakim Lëvit.
Ekspertët: “Lira është e ardhmja”
Fatmira Bajramaj është shumë aktive në aktivitetet me karakter social. Një i tillë është dhe projekti “Ëndrrat e fëmijëve”. Kosovarja, së bashku edhe me yllin tjetër të futbollit gjerman për femra, Brigit Princ, takoi dhe autografe për nëntë fëmijë nga Leverkuzeni të moshës nga tetë vjeç e sipër. Në Gjermani do të ngrihen nëntë kampingje fëmijësh në nëntë qytetet ku do të zhvillohet Botërori 2011. “Lira është e ardhmja, thonë ekspertët. Ajo i ka të gjitha, - shkruan “Die Ëelt”, - është e mirë, është joshëse, një nga ato që pret tregu i reklamave. Ajo dëshiron një familje të shkëlqyer, shumë fëmijë. Vetëkuptim. Ajo ëndërron, beson dhe punon për këtë”.
Libri: Nga refugjate, në kampione bote
Fatmira është autore e një libri autobiografik “Goli im në jetë – nga refugjate në kampione bote”, një libër i dalë në qarkullim në vitin 2009. Një histori e këndshme dhe e pabesueshme e lojtares së Kombëtares gjermane të futbollit për femra. Në moshën katër vjeç, ajo u largua nga Kosova për shkak të dhunës së patolerueshme serbe. Me asgjë përveç veshjeve të saj, pa ushqim apo vizë, ajo nisi odisenë e jetës së saj. Ajo tregon racizmin dhe vështirësitë në përshtatjen e jetës së përditshme, por dhe se si u bë si futbolliste e më pas dhe kampion bote. Bajramaj është ambasadore për Luftimin e Varfërisë dhe Përjashtimeve Sociale. Asaj i pëlqen të luajë me imazhin e një “barbi”, të bëjë shumë makiazh, të luajë me këpucë rozë dhe të shënojë gola me taka.
“Die Welt: Fatmira, si Mikael Balaku
Gazeta gjermane “Die Welt”, në maj të vitit 2009, në një speciale të saj kushtuar Fatmirës shkruan: “Ajo është e bukur dhe ka një histori tërheqëse: Fatmira Bajramaj mund të behet nëj yll reklame e futbollit gjerman të femrave. 22-vjeçarja ka fituar në karrierën e saj të re shumë trofe ndërkombëtarë. Ajo është një ndër të paktat që mund të krahasohet me Mikael Balakun. Gjuan si ai. Ajo është si një material, me të cilin mund të bësh kinema të madhe”. “Beso në ëndrrën tënde”. Kjo është motoja e Fatmira Bajramajt. Dhe ajo ka shumë të tilla të realizuara. Kampione e Gjermanisë, kampione e Botës, fituese e Ligës së Kampioneve.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 10 Dhjetor 2010