Riberi rihyn në zemrat e fansave të Bajernit

Me performancën e shkëlqyer në fitoren 3-0 të Bajernit kundër Bazelit, Frenk Riberi u rikthye sërish në zemrat e tifozëve të bavarezëve.
Francezi i talentuar, i cili pas rikthimit vuajti shumë për të rigjetur formën, shënoi dy gola në atë takim. Bajerni, që kishte siguruar para kohe pjesëmarrjen në një të tetat e finaleve, arkëtoi 3 milionë euro nga UEFA (dhe 800 mijë euro për fitoren).
Minuta e 50-të: Pas një punës së kryer nga Myleri, Riberi realizoi me një goditje nga 15 metra golin e 3:0. Pas kësaj ai vrapoi drejt tribunës.
Një djalosh i ri, i veshur me një xhaketë të zezë u ul drejt shkallëve duke u përqafuar përzemërsisht me Riberinë. Djaloshi ishte kushëriri i Riberisë, Matjë, nëna e të cilit kishte vdekur në fund të tetorit, ndërkohë që pak më parë kishte humbur edhe të atin. Riberi e ka marrë Matjënë në vilën e tij në Munih.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 09 Dhjetor 2010