Pogradeci likuidon Apolonine, Tomori mund Lushnjën

Pogradeci vazhdon të shfaqë profilin e një skuadre të fortë, duke “likuiduar” në javën e 12-të të Kategorisë së Parë një tjetër rival, Apoloninë, me një fitore të ngushtë 1-0 (gol i Enkelejd Pengut), por që e mban skuadrën pogradecare në kuotën e 28 pikëve, me tri pikë më shumë se Kamza e vendit të dytë. Kamzalinjtë e drejtuar nga Skerdi Bejzade mposhtën po 1-0 debutuesit e Mamurrasit, me golin e Likmetes në pjesën e dytë.
Një fitore të rëndësishme regjistroi Tomori në “Roza Haxhiu”, duke triumfuar 2-1 ndaj Lushnjës vendase. Ilirjan Çaushaj me dy golat e vonshëm të tij bëri të pavlefshëm rrjetën e realizuar nga Galica në pjesën e parë. Tre kartonë të kuq janë dhënë në këtë sfidë, dy për vendësit dhe një për beratasit, pas një sherri masiv mes futbollistëve të të dyja skuadrave.
Partizani humbi 3-1 në Gramsh, edhe pse shënoi i pari, duke pësuar humbjen e shtatë në 12 javë kampionat. Vlora fitoi 1-0 me Besëlidhjen në ndeshjen e zhvilluar në Patos, Luftëtari fitoi po 1-0 me Burrelin, ndërsa Bilishti zbërtheu 5-1 Tërbunin e Pukës. Takimi Ada-Gramozi u shty për shkak të kushteve të përmbytjeve të Velipojës.
KATEGORIA E PARË
JAVA 12
Lushnja-Tomori 1-2
Luftëtari-Burreli 1-0
Pogradeci-Apolonia 1-0
BilishtI S.-Tërbuni 5-1
Gramshi-Partizani 3-1
Kamza-Mamurrasi 1-0
Vlora-Besëlidhja 1-0
Ada-Gramozi (e shtyrë)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 11 Dhjetor 2010