E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Bashkepunimi me policine italiane rendeis per luften ndaj krimit

Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë ish-zëvendësdrejtorin e përgjithshëm i policisë italiane dhe drejtor i përgjithshëm i Policisë Kriminale në vitet 2001-2004, Xhiuzepe Fera dhe ish-drejtorin e Interpolit italian, Nikola Simone, autorë të librit “Itali-Shqipëri, ura me Bashkimit Europian dhe Ballkanit”.
Kryeministri vlerësoi punën e dy drejtuesve të lartë të policisë italiane gjatë periudhës 1998-2001, kur ata drejtuan misionin e policisë italiane në Shqipëri. Zoti Berisha ka thënë gjatë takimit se bashkëpunimi me policinë italiane përbën edhe sot një faktor të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Sipas tij, krijimi i sigurisë në vend ka qenë një nga faktorët themelorë për përparimin e shpejtë të vendit, si dhe për pranimin e tij në NATO dhe integrimin e vazhdueshëm europian. Shefi i ekzekutivit, tha se ka qenë një fakt domethënës që me gjithë fluksin e rreth katër milion turistëve dhe vizitorëve gjatë vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë incident keqbërjeje ndaj tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›