11 korriku dita e popullsise se botes - Nje nder shume ditet perkujtimore te OKB-se

Tik-tak. Bota rritet ne cdo sekonde. Ne internet gjen lloj-lloj oresh qe e masin kete rritje te shpejte. Njera prej tyre eshte ne faqen e laquoFondacionit Gjerman per Popullsine e Botesraquo. Sipas saj bota cdo sekonde rritet me nga 26 njerez cka do te thote rreth 225 000 ne dite ose afro 83 milione ne vit me shume se numri i banoreve te Gjermanise.
OKB-ja parashikon se vitin e ardhshem numri i njerezve ne bote do te jete mbi 7 miliarde. Deri me 2050 popullsia e botes madje do te arrije gjer me nente miliarde. Sigurisht qe keto parashikime edhe mund te ndryshojne ose te jene te gabuara. Askush nuk mund te thote me siguri te plote se cpasoja do te kete rritja e popullsise se botes ndaj menyres se jeteses sone.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Burime te pamjaftueshme
Por nje gje eshte e qarte Nese te gjithe njerezit sot do te kishin te njejtin stil jetese sic e kane sot shtresat e mesme ne vendet e pasura industriale atehere presioni ndaj burimeve te planetit tone te kalter do te rritej pamase. Do te nevojitej edhe te pakten nje toke tjeter per te furnizuar njerezit.
Cdo njeri eshte i dobishem. Ekziston vetem nje Toke per te gjithe. Kete synon te na kujtoje laquoDita popullsise se botesraquo me 11 korrik. Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban ki Moon ne mesazhin pershendetes para nje viti do te shprehej laquoVetem kur te merren parasysh nevojat e te gjithe grave burrave vajzave dhe te rinjve atehere ne do ti arrijme qellimet e mijevjecarit dhe ti afrohemi vlerave te perbashketa te Kombeve te Bashkuararaquo.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mase kalimtaresh nje pamje e zakonshme ne Tokio
Dite vite dhe dekada
Diten nderkombetare te popullsise se botes e shpalli Programi zhvillimor i OKB-se PNUD ne vitin 1989. Organizata bije e OKB-se e zgjodhi kete dite sepse pikerisht me 11 korrik 1987 numri i popullsise se botes e kaloi kufirin e 5 miliardave.
Dite te tilla si kjo e popullsise se botes caktohen me rezolute te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Ato synojne te perkujtojne disa arritje te bashkesise se popujve dhe te sherbejne si shtyse per te menduar dhe vepruar bashkerisht per ceshtje te medha globale.
Dite te tilla perkujtimore ka rreth 70 laquoDita e industrializimit te Afrikesraquo laquoDita boterore e lundrimit me anijeraquo laquoDita boterore e postesraquo laquoDita boterore e banesave dhe ngulimeveraquo laquoDita boterore e turizmitraquo laquoDita boterore e televizoritraquo. A do te vije valle dikur edhe dita boterore e Faceebok-ut
Lista e temave behet edhe me e gjate po te llogarisim ato per te cilat OKB-ja rezervon vite ose dekada te tera. Per shembull tani ne gjendemi ne laquoVitin e lakuriqit te natesraquo ne laquoVitin nderkombetar te pyjeveraquo ne laquoVitin nderkombetar te kimiseraquo ne laquoVitin nderkombetar te riniseraquo i cili vazhdon deri me 11 gusht 2011 dhe ne laquoVitin nderkombetar te njerezve me prejardhje afrikaneraquo.
Vec kesaj njerezia ndodhet edhe ne disa dekada aksionesh nder to laquoDekada boterore e alfabetizimitraquo 2003-2012 laquoDekada boterore e arsimit dhe zhvillimit te qendrueshemraquo 2005-2014 dhe laquoDekada e dyte e etnive indigjene te botesraquo.
Bildunterschrift Salla e Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne Nju Jork
Kopjues
Moria e perkujtimeve ka nxjerre shume imitues si organizata ashtu edhe persona private. Keshtu per shembull prifti amerikan Kevin Zaborney shpalli mbi 20 vjet me pare laquoDiten e ledhatimitraquo e cila ka tashme perkujtues ne te gjithe boten. E suksesshme eshte sic duket edhe laquoDita nderkombetare e pantallonave te vrapitraquo e shpallur ne Facebook.
Kritiket bejne verejtje se ky inflacion i diteve nderkombetare ia ul vleren perpjekjeve per kujtimin e vetedijshem te temave te rendesishme ne shkalle boterore. Thua ta kete pasur ne mendje kete OKB-ja kur ne vitin 1947 shpalli diten e pare boterore
Ajo ishte 24 tetori laquoDita e Kombeve te Bashkuararaquo. U zgjodh pikerisht kjo date sepse me 24 tetor 1945 kishte hyre ne fuqi Karta e Komeve te Bashkuara.
Por edhe kjo dite e pare e OKB-se ka kohe qe ndahet me nje teme tjeter. Ne vitin 1972 Asambleja e Pergjithshme e shpalli 24 tetorin edhe si laquoDiten Boterore per Ceshtjet e Informacionit dhe te Zhvillimitraquo.
Autor S. Petersmann / A. Shuka
Redaktoi V.Filaj-Ballvora