Shkoi Zafiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e Degës së PDK’së në Prizren, për të cilën ka punuar në dhjetë vitet e fundit.
Ai u largua nga PDK’ja pas paralajmërimeve se mund të shkarkohej për shkak se ishte bërë pengesë serioze në punën e Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.
“Unë, Zafir Berisha, njoftoj opinionin dhe bashkëpunëtorët e mi se nga sot nuk do të jem më në asnjë funksion partiak në PDK”, ka njoftuar Berisha, të enjten, përmes një letre publike.
Ai ka hedhur akuza të rënda në drejtim të dy zyrtarëve më të lartë të PDK’së, të cilët shtynë Kryesinë e Degës së Prizrenit që të distancoheshin nga qëndrimet e tij.
“Realisht nga njerëzit që udhëheqin PDK’në si Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi i kanë përdhos vlerat e partisë dhe nga sot unë nuk do të jem pjesë e antivlerave dhe e njerëzve që janë bukëpërmbys”.
Ndryshe, zyrtarët e PDK’së nuk kanë dashur të komentojnë akuzat e ish-kolegut të tyre.
“Ne mbështesim qëndrimin e Degës së PDK’së në Prizren dhe assesi nuk dëshirojmë të merremi me deklaratat e Kryetarit të deritashëm të degës”, ka thënë Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci.
“Nuk dëshirojmë të merremi me akuzat e z. Berisha, por sigurisht se Kryesia e partisë do të merr një qëndrim rreth kësaj çështjeje”, ka shtuar ai.
Megjithëkëtë, ish-udhëheqësi i PDK’së në Prizren ka vazhduar me akuza në drejtim të udhëheqjes së partisë dhe ka treguar se prej nga kanë ardhur sinjalet për t’u larguar nga PDK’ja.
“E gjithë kjo situatë ka ardhur nga presioni veçanërisht i Jakup Krasniqit, i cili me metoda staliniste po sillet përreth qytetit për të bërë shantazhe”, ka vazhduar akuzën Berisha.
Kryetari i deritashëm i Degës së Prizrenit ka udhëhequr PDK’në prej vitit 2005 dhe është deputet i Parlamentit të Kosovës.
Tash, në politikë do të vazhdojë si i pavarur.
“Zafir Berisha nuk do të shkojë në asnjë parti politike”, ka thënë ai, duke akuzuar Kryetarin dhe Sekretarin e partisë për shantazhe.
Ai ka lavdëruar veten se ia ka sjellë fitoren PDK’së më 2007 dhe fitoren e fundit, ku Ramadan Muja i PDK’së u rizgjodh Kryetar i Prizrenit.
Pas kësaj, Berisha nuk u pajtua me Kryetarin e Prizrenit, i cili emëroi drejtorët në qeverinë komunale pa përfillur kërkesat e tij. Pas kësaj filloi sulmet në drejtim të Kryetarit dhe paralajmëroi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe largimin e Kryetarit Muja.
“Kohë pas kohe jam përballuar me shumë shantazhe dhe lojëra të ulëta nga njerëz të cilëve u kam ndihmuar tërë kohën në pozicionet e tyre brenda partisë dhe institucioneve”, ka thënë Berisha.
Ai ka drejtuar shigjetat në drejtim të udhëheqjes së PDK’së, të cilët i ka krahasuar me mafinë më të madhe në Itali - Cosa Nostra.
“Unë dhe familja ime një jetë të tërë i kemi dhënë Kosovës dhe me asnjë mënyrë nuk do të lejoj që të luhet me dinjitetin tim dhe të familjes sime nga askush, e aq më pak nga ata që partinë e udhëheqin në stilin e Cosa Nostra”, ka akuzuar ai.
Berisha ka rezervuar akuza edhe për kolegët në Prizren.
“Kulmi i poshtërsive arrin kur servilët dhe pakurrizorët politikë te sojit Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Hasan Hasani, Nijazi Kryeziu, dhe te vogëlushi Samir Hoxha të gjithë këta të ndihmuar nga unë pa hile për t’u pozicionuar, fillojnë të përgatisin eliminimin tim politik me lloj-lloj lojëra dhe shpifje, të cilat u intensifikuan me të madhe pasi i fituam zgjedhjet ne Prizren”, shkruan Berisha në letrën e dorëheqjes.