E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preshevë, shqiptarët kërkojnë institucionet e tyre

Një ditë më parë Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher, vlerësoi se e vetmja zgjidhje funksionale për stabilizimin e rajonit të Ballkanit do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Duke iu referuar tensioneve në Luginën e Preshevës, Rohrabacher propozoi që zonat e kufirit me popullësi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës ndërsa ato në veri të lumit Ibër e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë. Por nga ana tjetër Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë kërkuar bisedime të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët për të tejkaluar dallimet mes dy kaheve. Përmes një deklarate spektri politik shqiptar bën thirrje për krijimin e institucioneve rajonale të shqiptarëve në zonë që do të çonte në formimin e rajonit të posaçëm të Luginës së Preshevës parandalimin e përkeqësimit të situatës politike dhe të sigurisë dhe ndërprerjen e aksioneve të policisë speciale si dhe çmilitarizimin e rajoni. Por mundësia e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është kundërshtuar edhe nga sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq. Sipas tij, nuk ekzistojnë kushtet për një zgjidhje të tillë ndaj ai ka paralajmëruar për forcimin e institucioneve paralele të serbisë në vend. Ndërhyrja e Serbisë promovohet edhe nga peshkopi Artemije i cili ka porosituru serbëte Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit që i ka cilësuar si një kurth dinak për njohjen e pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›