E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 shtatori, Blumberg: Kërcënim për sulme

Prefekti i Nju Jorkut, Majkël Blumberg, thotë se ekziston kërcënim i besueshëm terrorist, por që nuk është i vërtetuar, kundër këtij qyteti.

Një sulm të planifikuar që të përkojë me 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Mbrëmë vonë, në një konferencë për gazetarë, në seline e policisë së Nju Jorkut ai dha alarmin per sulmet e mundshme.

Derisa ne i afrohemi 10 vjetorit të sulmeve 9/11, Departamenti i policisë i Nju Jokrut, agjencia FBI dhe i tërë komuniteti i inteligjencës, ishin në alarm të shtuar për shkak se ne e dimë se terroristët e shohin përvjetorin si një mundësi për të sulmuar përsëri. Kërcënimi në këtë moment nuk është vërtetuar. Dëshiroj ta theksoj këtë. Është kredibil, por nuk është vërtetuar, tha Majkël Blumberg.

Sipas tij, policia ka vendosur masa shtesë përreth qytetit, që banorët të jenë të sigurt.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan për siguri të brendshme, Met Çendler, thotë se ekziston informatë për kërcënim specifik, por i pakonfirmuar.

Duke folur në të njejtën konferencë shtypi, komisioneri i policisë, Rei Kelli, tha se janë marrë masa shtesë sigurie, duke përfshirë pikat e kontrollit të makinave në Nju Jork, kontrollin e çantave në metro dhe ekipet me qen për nuhatjen e bombave dhe pajisje për monitorimin e rrezatimit radioaktiv. Ai tha se policia e ka përqendruar veçanërisht vemendjen tek tunelet, urat dhe infrastruktura kryesore, si dhe tek monumentet, ndërtesat qeveritare dhe objektet e kultit.

Kelli tha gjithshtu se do të ketë më shumë policë me shërbim gjatë ditëve të ardhëshme duke u shtuar turneve katër orë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›