E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata e minatorëve padi kompanisë ACR

BULQIZE- Sindikata e minatorëve padit kompaninë koncesionare ACR, duke e akuzuar ate per ndërhyrje në punët e sindikatës, thyerje të ligjit të grevës dhe presion e largim të pamotivuar nga puna të minatorëve.

Padia eshte dorezuar nga përfaqësues të sindikatës, te cilet kane theksuar se  ajo bazohet në kodin e punës dhe përkatësisht në nenet 182, 186, 197.

Mengjesin e sotem, minatoret jane vendosur serish para zyrave të kompanisë ACR duke protestuar per plotesimin e te gjitha kerkesave te tyre.

Nje dite me pare, ACR duke njoftuar se te henen do te rinise puna, deklaroi se minierea nuk mund të mbetet peng i një grupi njerëzish ndërsa ka shtuar se ajo përveçse ka plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve, ka qenë e gatshme të bisedojë në çdo kohë me ta.

ACR i ka bërë thirrje minatorëve të kthehen në minierë ditën e hënë, ndërsa ka theksuar se punonjësit e ACR-së, të cilët nuk do të paraqiten në pozicionet e tyre përkatëse do të konsiderohen që nuk dëshirojnë të punojnë në këtë kompani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›