Eksploziv makinës së gjyqtarit, dyshohet 1 viktimë
VLORË- Një automjet ne pronesi te nje gjykatesi ka shpërthyer në mes të qytetit të Vlorës, teksa ka qenë në ecje e sipër.
Ngjarja ka ndodhur paradite në rrugën Skelë-Vlorë, në rrugën kryesore dhe nga shpërthimi i fuqishëm dyshohet te kete mbetur nje viktime.
Policia dhe forca të zjarrfikëses kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e saj.
Dihet që automjeti që është dëmtuar thujase plotësisht është me targa të Vlorës, tip benz, 6383 B, ne pronesi te gjykatesit te Vlores, Skerdilajd Konomi.
Sasia e eksplozivit duhet te kete qene e konsiderueshme, i cili dyshohet se eshte komanduar nga distanca.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ceshtjet qe ka shqyrtuar se fundi gjyqtari dhe po hetohet nese ka pasur kercenime kohet e fundit.
Rruga kryesore është bllokuar dhe automjetet po drejtohen në rrugë dytësore.