Alibeaj Te leme imunitetin sipas Venecia-s ftojme opoziten te votoje ligjin
Mazhoranca e ardhur në pushtet në vitin 2005, dhe e konfirmuar në qeverisjen e vendit dhe në 2009-ën, ka pasur kryefjalë të reformave antikorrupsion kufizimin e imunitetit, ndërsa opozita në mënyrë paradoksale ka kundërshtuar me radhë të gjitha nismat, deri sa demokratët, në një përpjekje për të përmbushur në një farë mënyre një prej 12 prioriteteve të Komisionit Europian, hoqën imunitetin me anë të një aneksi në rregulloren e Kuvendit dhe deklarimit individual të gjithësecilit se dorëzojne imunitetin për vepren penale të korrupsionit. Tashmë me rikthimin e opozitës në Parlament pret një kurs të ri, mazhoranca i drejton ftesën e radhës për votimin e ligjit për kufizimin e imunitetit, sipas sygjerimeve të Komisonit të Venecias.
Vec kësaj në axhendën e Kuvendit janë një sërë ligjesh të tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, edhe ato detyra shtëpie, lënë nga Komisioni Europian, miratuar në Komisionin e Ligjeve, por jo në séancë. Megjithatë deputeti Alibeaj nuk përjashton mundësinë e rishkimit te tyre, sic opozita ka kërkuar. Mjafton sipas tij që ky sygjerim të burojë nga vullneti i mirë për një sjellje konstruktive në vijim.
E gjitha është ajo që mazhoranca shpreson, por besimplotë nuk është, sepse hapesira te bollshme për mosbesim lanë vetë socialistet me rikthimin e tyre në Kuvend, një rikthim jo i dëshiruar nga Rama, mendon Alibeaj, por i detyruar. Kjo se për mëse dy vite lideri socialist dështoi në strategjinë tij jashëtinstitucionale për të fituar simpatinë, votat e qytetarëve.
Pavaresisht sjelljes se pritshme të opozitës, Alibeaj tha se mazhoranca do të vijojë jetën parlamentare sic deri me tani ka bërë, në pritje të një angazhimi konkret të opozitës me votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar në Kuvend. Edhe një herë deputeti dhe ish-ministri demokrat i Drejtësisë përmend atë që mazhoranca pret nga kursi i ri i Edi Ramës.