11 shtatori, shpërblim punëtorëve të intoksikuar
Në Shtetet e Bashkuara është arritur një marrëveshje për kompensimin e mijëra personave që u sëmurën apo u lënduan në operacionin që pasoi sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.
Nga ky kompensim pritet të përfitojnë zjarrfikësit, oficerët e policisë, personeli i skuardave të shpëtimit dhe ata që punuan për disa javë në kushtet e tymit dhe pluhurit mes rrënojave të kullave binjake që u shembën.
Afro 10 mijë pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit mund të përfitojnë një kompensim me një vlerë të përgjithshme mbi 650 milionë dollarë.
Shumë nga pjesëtarët e ekipeve që u dërgua urgjentisht në vendngjarje pas rrëzimit të kullave binjake, nuk ishin të siguruar apo kishin paketa sigurimit e kufizuara.
Atyre iu desh të punonin për disa javë gjithë pluhur në rrënoja.
Qeveria krijoi një kompani të posaçme sigurimi për shqyrtimin e kërkesave të atyre personave që mund të ishin sëmurur apo lënduar.
Kjo kompani u përball me një lum kërkesash, disa prej të cilave për kompensim për kancer apo sëmundje respiratore të shkaktuara nga pluhuri.
Në fillim të vitit 2008, sipas dokumentave të qeverisë, ishin paraqitur afro 10 mijë kërkesa për kompensim, ndërkohë që kompensimi ishte dhënë vetëm në gjashtë raste.