Feith, thirrje Thaçit për largimin e ministrit te korruptuar
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feit i kërkon kryeministrit Hashim Thaçi, të largojë nga qeveria ministrin e korruptuar, emri i të cilit ende nuk bëhet publik. Sipas mediave vendase, ai është politikisht i fuqishëm dhe mban një post të rëndësishëm. Mbi zyrtarin e ekzekutivit, rëndon akuza e korrupsionit, duke përfituar në mënyrë abuzive miliona euro. Faktet e dokumentura ndodhen në kryeministri dhe në zyrat e misionit europian Euleks.