E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 vjeçari aplikon për trajner të Leeds United!

Fabio Capello nuk është i vetmi ish selektor i Anglisë që kërkon një punë të re.

Edhe Sven Goran Eriksson, i cili është pa angazhim prej kur u shkarkua nga Leicester në tetor, ka vendosur të ofrojë shërbimet e tij te skuadra të ndryshme e së fundmi në Leeds United, që është në kërkim të një trajneri pas largimit të Simon Grayson.

Por, Eriksson ka humbur në konkurrencën e gjerë pasi kryetari i Leedsit, Ken Bates, ka pranuar se ka marrë oferta ‘më të mira’.

“Kemi marrë një ofertë nga një djalosh 11 vjeçar, i cili duket se ka ambicie të mëdha, ka përvojë nga Playstation dhe dëshiron të fitojë një garë. Ka aplikuar edhe Sven Goran Eriksson, por ai nuk do të vjen. Kurse djaloshi është ambicioz dhe kjo është gjë e mirë. Menaxher në Playstation? Ka fituar me rezultate bindëse”, deklaroi Bates për Yorkshire Radio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›