Përmes Mjallbyt synon Evropën

Erton Fejzullahu e ka treguar dëshirën e tij për të mbetur në Mjallby, ku është i huazuar nga NEC Nijmegen. Sulmuesi kosovar synon që përmes klubit suedez të transferohet në të ardhmen në ndonjë klub të njohur evropian.
“Objektiv imi është të luaj mirë në shtëpi dhe më pas të rikthehem sërish në një klub të njohur evropian”, deklaroi Fejzullahu për Blekingesport.
Ai shpreson që Mjallby ta blejë kartonin e tij, pasi që nuk dëshiron të rikthehet më në klubin holandez.
“Fillimisht e kisha besimin e trajnerit të parë. Më pas u ndërruan trajnerët shpesh dhe nuk munda ta fitoja besimin e tyre. Për këtë nuk dëshiroj të kthehem më atje”, vazhdoi Fejzullahu. Ai beson se ky sezon do t’i shkojë mirë atij dhe klubit, i cili ka transferuar disa futbollistë cilësorë.