E Shtunë, 31 Tetor 2026

111 gjërat më të mira në Shqipëri

A e dini cilat janë bizneset më të suksesshme në Shqipëri. Këtë mund ta mësoni në guidën “111 gjërat më të mira në Shqipëri”. Botimi do të përfshijë emrat e kompanive dhe shërbimeve që ato ofrojnë, të përzgjedhura nga sondazhet e kryera me qytetarët. Promovimi i kësaj nisme është bërë gjatë një mbrëmje gala në qytetin bregdetar të Durrësit, ku përveç organizatorëve ishin të pranishëm edhe bizneset e përzgjedhura. Kristali i Artë do të jetë trofeu që organizatorët do të japin për kompaninë dhe bashkëpunimin më të mirë në ditën e 111 të çdo viti kalendarik. Në librin guidë, i cili pritet të promovohet në fillim të vitit të ardhshëm, do të përfshihen shërbime si ndërmarrjet, infrastruktura, bankat, siguracionet, media, komunikimi dhe disa fusha të tjera. Përveç promovimit, bizneset do të kenë mundësi të testohen në treg për cilësinë e shërbimeve që ato ofrojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›