Raporti i DASH për fetë, Shqipëria shembull për tolerancën fetare
Ambasada Amerikane ka bërë publik Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi liritë fetare në botë. Shqipëria në raport vlerësohet për harmoninë dhe tolerancën fetare duke u nënvizuar si shembull i bashkëjetesës jo vetëm në rajon.
Publikimin e këtij raporti Ambasadori amerikan në Tiranë John Uithers e shoqëroi dhe me një pritje të posaçme në rezidencën amerikane në Tiranë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, anëtarë të kabinetit qeveritar, politikanë, analistë, gazetarë, përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e njeriut.
Për të treguar më mirë Shqipërinë si shembull të harmonisë fetare, ambasadori Uithers u kujtoi të pranishme një ikonë, e cila ndodhet në muzeun “Onufri” të Beratit. Në sfond të saj ndodhet një kishë dhe një xhami si dëshmi e shprehjes së lirisë fetare në shekuj.
Departamenti Amerikan i Shtetit raporton në mënyrë vjetore mbi lirinë e fesë duke i kushtuar vëmendje të posaçme atyre vendeve që hasin vështirësi në shprehjen e lirisë fetare.