E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho, më meritori për suksesin e Barcelonës

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Edmilson ka thënë se Ronaldinho është më meritori për suksesin e gjigantit katalan.

Ronaldinho kaloi pesë vite në Nou Camp mes 2003 dhe 2008, duke i ndihmuar ekipit të fitojë dy La Liga dhe një kurorë në Ligën e Kampionëve në mes trofeve tjerë. Kanë kaluar katër vite prej kur 32 vjeçari u largua në drejtim të Milanit, por Edmilson beson se trashëgimia e yllit të Flamengos ende ndihet në Nou Camp.

“Ai ishte futbollist i shkëlqyeshëm në Barcelonë. Nuk e di se çka i ndodhi në muajt e tij të fundit në klub. Ai erdhi në klub në një moment kritik, fitoi diçka dhe ndryshoi historinë e Barcelonës. Ajo që është Barcelona sot është 80 për qind për shkak të tij”, deklaroi Edmilson për Band.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›