E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga gara per titullin kampion

Mes dyshimesh, akuzash dhe polemikash për tolerime dhe paracaktime të rezultateve të ndeshjeve Superliga nisë këtë fundjavë sprintin e fundit drejt titullit kampion. Me frikën për aleanca të mundshme të rivalëve, kryesuesit e Flamurtarit do të kërkojnë ruajnë ecurinë pozitive të dy fazave të para të kampionatit. Për “Albanian Screen”, trajneri i skuadrës vlonjate Gugash Magani shprehet optimist se ekipi i tij do të arrijë të triumfojë në në garën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

"Ne i kemi të gjitha ndeshjet finale, kështu që nuk duhet të bëjmë asnjë hap fals deri në ndeshjen e fundit. Duke pasur parasysh që skuadra të tjera mund të bëjnë dhe aleanca me njëri tjetrin. Unë besoj dhe shpresoj që ne do ta marrim kampionatin këtë vit", tha Gugash Magani, trajner i Flamurtarit.

Nuk dorëzohet në luftën për titull trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro. Tekniku shprehet se diferenca prej katër pikësh në krye të renditjes e bën Flamurtarin favorit, por kërkon maksimumin nga skuadra e tij në ndeshjet e mbetura.

"Flamurtari është favorite, në vend të parë me katër pikë. Ne duhet të bëjmë maksimumin në të gjitha ndeshjet, si brenda dhe jashtë për të qenë gjithnjë në ndjekje të skuadrës kryesuese që është Flamurtari. Pra, në të gjitha ndeshjet duhen vlerësuar 100 për qind", tha Shpëtim Duro, trajner i Skënderbeut. Në javën e 23-të te Superligës, Flmaurtari do të luajë kundër Elbasanit, ndërsa Skënderbeu do të presë Bylis.

Festim Llanaj, Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›