12 qershori festë apo zhgënjim
Në kohën kur po bëhen përpjekje të mëdha për zgjidhje e statusit të ardhshëm të Kosovës , i është ngjitur një bisht procesit , e ky bisht është Rusia dhe kërkesat e saj të paarsyeshme.Ndërkaq s’kanë mbetuar edhe pak kohë deri në muajin e ardhshëm i cili shënon tetëvjetorin e ngjarjes vendimtare për Kosovën. Ky muaj shënon një ngjarje të rëndësishme për Kosovën dhe ballkanin , në këtë muaj bashkësia ndërkombëtare i dha fund pushtetit serb në këtë vend dhe hapi një derë të re Koasovës dhe rajonit.
Edhe pse dihet se ardhja e bashkësisë ndërkombëtare në aspektin logjik nuk solli pavarësin ndërsa në aspektin praktik ajo solli lirinë dhe çlirimin nga zingjirët e Miloshevicit. Në këtë kontekst vendosja e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë vednosi kohën dhe matjen e saj me procesin e ndërtimit të Kosovës si brenda ashtu edhe jashtë .Kjo kohë gjatë procesit dhe punëve brenda Kosovës nuk e kishte në rend dite dhe nuk flitej shumë për pavarësin e Kosovës , kjo ndodhi jo se nuk do mundej të fillohet kjo procedur sepse në atë kohë ishte vënë një dokument bazë i bashkësisë ndërkombëtare i cili i jepte maandatin asja dhe ky document ishte rezoluta 1244 , mirëpo në këtë rezolut nuk parashikohej koha e saktë e stausit të ardhshëm të Kosovës.
Ndërkaq sovraniteti i Kosovës në kuadër të mandatit Brenda rezolutës 1244 i kaloi OKB –së, në këtë mënyrë në Kosovë u vendos një llojë udhëheqje e përbashkët në mes të politikës vendore dhe asj të Unmik-ut.Ky dypapushtet ishte në pajtueshmëri me mandatin dhe dokumentin që kishte miratuar bashkësia ndërkombëtare rrethë cështjes së Kosovës dhe adminsitrimit të saj deri sat ë pjeket koha për përgjegjësite mëtejshme. Në kuadër të këtyre zhvillimeve politike brenda Kosovës ,Unmik-u së bashku me Elitën politike vendore miratoi në vitin 2001 me consensus, por me kusht që pas zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës kjo kornizë të zëvendësohej me Kushtetutën e re .Gjatë atyre viteve pas hyrjes së bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë u zhvilluan dy palë të zgjedhjeve parlamentare, nga kjo vendi u bë më qeveri që normalishte se zëvendësoi dypapushtetin në mes të Unmikut dhe politikës Kosovare. Ndërsa gjatë kësaj kohe procesi ecte dhe Kosova ndërtohej institucionalisht dhe ngapak ekonomikisht , dhe mësonin në praktik demokracinë perëndimore.Megjithë këtë as gjatë këtyre kohëve të ecjes nuk flitej për zhvillimet dhe të ardhmen e Kosovës ,sepse ende nuk kishte ndodhur marsi i vitit 2004 i cili i dha sinjalin bashkësisë ndërkombëtare se nuk jetohet në status- quo.Menjëher pas këtyre trazirave bashkësisë ndërkombëtare iu bë e ditur se zgjidhja e statusit të Kosovës dhe qartësia e së ardhmes së saj është imediatedhe domosdoshmëri e kohës , paqes stabilitetit dhe integrimit të vendit dhe rajonit në strukturat euroatlantike.Nga kjo domosdoshmëri e kohës në KS të OKB –së u vendos që diplomati norvegjez Kai Aide të hetoj të arriturat në Kosovë dhe të shikoj se a duhet hapur rruga e zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës , pas kësaj diplomati Aide rekiomandoi që është koha të fillojnë bisedimet për stausin e Kosovës .
Kështu që pas kësaj në nëntorëtë 2005 OKB u emërua emisari special i sekretarit të përgjithshëm i OKB-së diplomati finlandez Marti Ahatisaari dhe pas një sërë fluturimesh Vjenë- Prishtinë –Beograd i filloj bisedimet në shkurt të vitit 2006 ne metropolin austriak Vjena ku edhe u zhvilluan bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit deri më 10 mars 2007 kur dhe përfunduan bisedimet diametralisht të kundërta.Pas kësaj Emisari Ahtisaari pa se përpjekjet ishin të kota që palët të afrohen ,ai shpalli propozimin e tij final me 26 mars 2007 i cili tregonte qartë se ka duhet ec Kosova dhe cila është e ardhmja e saj.Diplomati Ahtisari në letrën që i kishte bashkangjitur propozimit të tij për sekretarin e OKB Ban Ki Mun flitej se Kosova duhet të jetë e pavarur por e “kontrolluar” apo e “mbikqyrur”, dhe se Kosova duhet të jetë një rast sui generis sepse është një vend që nuk mund ta marrin si model të tjerat për shkak të karakteristikave të saj dhe historisë së saj.
Kështu pra Sekretari i OKB-së Ban Ki Mun i dha dritën jeshile se propozimi për Kosovën është më miri dhe nuk mund të ketë tjetër dhe se kjo është zgjidhja e vetme prandaj duhet që sa më shpjet të zgjidhet brenda KS të OKB.Nga kjo u bë e mundur që propozimi të procedohet dhe të fillohet për draftimin e rezolutës së re , erdhi koha kur të gjithë flitnin që brenda majit kjo çështje duhet zgjidhur , por ndodhi që në rrugën e këtij procesi të dal një penges nga ana e politikës emocionale Ruse dhe krenarisë së saj për të thënë se edhe unë ekzistoj pas asaj kohë kur u shtyp si ish-superfuqi e varfërisë ekonomike ,politike dhe kulturore. Ajo dëshiron të përfitoj dhe të i dëgjohet zëri i shterur dhe i ndrydhur nga interesi i paevitueshëm që do ta bindte në fund që të heq dorë nga vetoja e parsyseshme dhe teorike e saj.Sepse ajo me vënjën e vetos do t’i humbte 600 milion dollarë në ditë nga bashkësia ndërkombëtare për emocionet dhe lidhjet shpirtërore ruso-serbe.Kështu që peshorja e diplomacisë dhe e politikës së bashkësisë ndërkombëtare respektivishte SHBA-së po shkonë në anën positive respektivisht të votimit të rezolutës për Kosovën në KS të OKB-së në fillim të muajit qershor respektivisht 3 qershorit për t’i dhënë kohë që Presidenti Xhorxh Ë Bush me 10 qershor ta përshendet vendimin e KS të OKB-së.
Ndërsa në anën tjetër do të ishte mirë që pas miratimit të rezolutës në KS të OKB-së paralemnti i Kosovës me datën 12 qershor ta shpallte pavarësinë e Kosovës, sepse kjo datë do të mund të mbetej historike si për bashkësinë ndërkombëtare respektivishte NATO e cila pas 50 vjetëve të saj ndërhyri një herë në historinë e saj në mënyrë humanitare dhe solli çlirimin e Kosovës dhe tjetra se Kosovarët do t’i gëzoheshin edhe çlirimit dhe pavarësisë në një ditë dhe datë të vetme si historike për ta dhe botën demokratike.Dhe krejt në fund a është koha të fillojë festa ,këtë mund ta themi se koha e festës dhe gëzimit është afër dhe qytetarët e Kosovës duhet të gëzohen por jo me atë gëzimin e” patriotave “duke hedhur plumba apo sende tjera të neveritshme që vetëm në kohën e miloshevicit janë dëgjuar,por duke festuar me gëzim , paqe dhe harmoni ashtu që t’i lëmë ditës së nesërme shijimin e saj dhe freskinë , por jo edhe të mos angazhohemi sepse pavarësia nuk është torte që hahet apo diskotek që shfryhet një individ apo popull për një natë , pavarësia është përgjegjësi për të ardhmen , punë për të sotmen dhe mësim për breza që historia e Kosovës nuk ishte e lehtë prandaj edhe duhet ruajtur me syqeltësi këtë shtet që iu rikthye dinjitet i tij i munguar me shekuj. Dhasht Zoti e të mos zhgënjehemi por t’i gëzohemi të drejtës sonë dhe vullnetit tonë për liri dhe pavarësi ,sepse mjaftë jemi zhgënjyer në histori?...