Shqipëria e kilometrazhit zero
Vendimi i fundit i qeverisë ka rritur me rreth një mijë dollarë doganën e makinave, duke u vlerësuar prej mazhorancës si mëse normal. Teorikisht, ky vendim ka efekte pozitive në politikat pro-ambjentaliste, apo në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Por dukshëm rrit vlerën e blerjes së një automjeti. Një familje shqiptare do të duhet të paguajë dy herë më shtrenjtë për automjetin e përdorur para 10 viteve, ndërsa do të ketë taksën zero për automjetin me kilometrazh zero, sigurisht nëse do tentojë të blejë një makinë të re që kushton së paku 15 mijë euro.
Orientimi i qeverisë shqiptare për t’i drejtuar blerësit drejt makinave të reja është në antitezë me mundësitë e qytetarëve të varfër shqiptarë. Madje është në kundërshtim logjik edhe me përdorimin e këtyre mjeteve në rrugët gropa – gropa, ku jo vetëm të thyhet makina, por si këmbësor edhe koka. Të zbatosh një vendim të tillë në vendin më të varfër të Europës, në pamje të parë nuk ka asgjë të çuditshme. Por imagjinoni një të huaj që do të vinte pas një viti në Shqipëri dhe do të shikonte pjesën dërrmuese të makinave të sapo dala nga kartoni. Paradoks, jo vetëm për sytë e shqiptarëve! Nga ana tjetër do të mbetet një dëshirë e vështirë për t'u realizuar për një buxhetor apo për një punonjës rrogëtar në privat, që të blejë makina të tilla që kushtojnë mijëra euro.
Sfida e vërtetë e qeverisë shqiptare në kuadër të reformave të saj do të ishte pikësëpari frenimi i tregut ilegal të automjeteve. Pjesë më e madhe e makinave të ardhura në Shqipëri kanë qenë të pazhdoganuara dhe çmimet e tyre në shpërpjestim të theksuar me vlerën reale.
Nuk duhet të harrohet fakti se taksa zero e makinave me kilomtrazh zero është një rrezik evident për ekonominë shqiptare, sepse ka shumë gjasa që një pjesë e këtyre makinave të jenë të vjedhura dhe mund të hapin një treg të ri informal. Me një të rënë të lapsit, i bie që kostoja e një makine të tillë të jetë e përafërt me makinat e përdorura. Vlen të theksohet se ky projekt nuk has vetëm vështirësi anësore, por edhe thelbësore në tregun e makinave, që për hir të së vërtetës është pushtuar nga automjetet e vjetra dhe së paku për një dhjetëvjeçar do të mbizotërohet prej tij. Familjet shqiptare në pamundësi të përballimit të kostos së një makine të re, do t’i drejtohen makinave që janë në qarkullim. Disbalanca e tregut të ri me mundësitë e blerjes do të jenë hiperbolike.
Kjo është zgjidhja më efektive që ka menduar qeveria shqiptare, përballë një realiteti transversal kosto e lartë – mundësi e papërballueshme. Rritja e doganës për makinat e përdorura do të ishte logjike nëse do të stimulohej një politikë e re çmimesh për makinat e reja me kilometrazhin zero. Por këtu qeveria e ka të pamundur të ndërhyjë, sepse vlera e një mjeti të ri nuk përputhet me një çmim nën këtë kosto. Brenda këtij kuadri prognozat flasin për një vazhdimësi të informalitetit, në kurriz të xhepit të shqiptarëve. Të njëjtin mall do të duhet ta shikojmë në treg me një vlerë të dyfishtë. Një reformë e tillë nuk duket aq pesimiste, veçse realizimi i saj kërkon më tepër arsyetim.