Pse kaq shtrenjtë Federatë!
I nderuar Z. Duka,
Tifozat Kuq e Zi shprehin shqetësimin e tyre për çmimet e afishuara për ndeshjen kundër Luksemburgut që do të luhet në stadiumin Qemal Stafa, në 2 qershor 2007.
Edhe pse ky stadium është siguruar me kushte shumë favorizuese për FSHF-në, ka shumë faktorë që na shtyjnë të besojmë se ky stadium nuk do të mbushet dot plot as kësaj here, duke nisur që nga çmimi i lartë, sezoni i verës, mosinteresimi i tifozëve për një skuadër si Luksemburgu, etj. E kujt i duhet një stadium i zbrazur? Tifozave Kuq e Zi assesi!
Ju bëjmë thirrje të hapur për një ulje të çmimeve në tribunën D për çdo tifoz. Në anën tjetër, duke u bazuar në bisedat e mëparshme të përbashkëta, jua parashtrojmë edhe njëherë kërkesën që Tifozat Kuq e Zi t'i marrin biletat me çmim preferencial. Kjo do të na mundësojë për çdo ndeshje që të jemi më të shumtë në numër dhe t'i brohorasim sa më fuqishëm djemve tanë në fushë. Njëkohësisht, organizimi ynë sa më i mirë në stadium do të shtojë interesimin e tifozëve të tjerë për të na u bashkangjitur e për ta mbushur stadiumin.
Kërkesa për çmime preferenciale është një kërkesë që bazohet në përvojën e tifozerisë botërore. Nuk po shkojmë më larg se ndeshja që u zhvillua në Amsterdam, një ndër qytetet me çmimet më të kripura e me standard jetese më të lartë në botë. Çdo tifoz i klubit Oranje, që mbështet Kombëtaren Holandeze, e ka paguar biletën për këtë ndeshje vetëm 2.99 euro. Nuk qëndrojnë më poshtë as vendet e Ballkanit. Në Turqi e kemi paguar biletën vetëm 4 dollarë; në Maqedoni çmimi i biletës luhatet nga 2-5 euro; bileta më e shtrenjtë për tifozët bullgarë ishte vetëm 7 euro. Çmimi prej 1,500 lekësh në tribunën D2 për ndeshjen me Luksemburgun na shtyn të hamendësojmë se sa do të shkojë çmimi i biletës në këtë tribunë për ndeshjen me Holandën!!!
Çdo federatë futbolli në botë i mbështet tifozët e vet më të zjarrtë për të krijuar atmosferë në stadium. Nuk kemi arsye të mendojmë që FSHF-ja duhet të veprojë ndryshe. Tifozat Kuq e Zi kërkojnë prej institucionit që ju drejtoni vetëm çmim preferencial prej 500 lekësh për biletë për anëtarët e vet dhe çmime më të ulëta për të gjithë të tjerët. Asnjëherë nuk kemi menduar që ta rrënojmë ekonominë e FSHF-së me këtë veprim, përkundrazi i ndihmojmë asaj me shtimin e tifozëve në shkallët e stadiumit. Tek e fundit kjo që po kërkojmë nuk është nder, por vetëm një e drejtë që na mundëson të organizohemi më mirë dhe që na e shpërblen mundin tonë në diell a shi.
Presim një përgjigje nga FSHF-ja brenda harkut kohor të 3 ditëve. Në këtë mënyrë ne do të kemi kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për këtë ndeshje dhe do të dimë se si do të veprojmë më tutje. Për ta diskutuar më nga afër këtë problem, ju lusim që të na lini një takim në momentin më të përshtatshëm për ju. Ngelemi në pritje të përgjigjes tuaj.
Me respekt,
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë më qenë Shqiptar!