Media- Ndikimi në "Temperaturën Sociale"
Jo më kot, “Media” është vlerësuar si pushteti i katërt, pas atij Ligjvënës, Ekzekutiv dhe Gjyqësor. Media, qoftë e shkruar, vizive apo e çdo lloji tjetër, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në kanalizimin e ideve dhe mendimeve të një komuniteti. Sidomos për vende të tilla si Shqipëria, ku papunësia është në një përqindje të lartë dhe njerëzit kalojnë orë të tëra para ekranit të televizionit apo duke lexuar gazetat, media luan një rol të veçantë në kanalizimin e ideve dhe mendimeve individuale.
Ndikimi më i madh, ndodh tek njerëzit që informimin e tyre ja besojnë vetëm televizionit, gjë kjo që shkakton tek ata ndjenjën e pafuqisë. Në këtë mënyrë ata mendojnë se nuk mund të ushtrojnë asnjë lloj influence mbi atë që po ndodh. Sipas Elisabeth Noelle-Neumann dhe Winfried Schulz, media ndikon tek njerëzit me mënyra moderne duke i dhënë orientimin e dëshiruar vullnetit të tyre, dhe në këtë mënyrë u imponon atyre një tjetër mendim.
Shqipëria përbën një ndër shembujt më konkret të ndikimit të shoqërisë nga media, ku kjo e fundit është një ndr kontrollorët më kryesorë të “Temperaturës Sociale”. Nëse do të analizohen ngjarjet që i përkasin regjimit monist dhe ata të periudhës së pluralizmit, vihet re se media ka luajtur një rol vendimtar në të gjitha zhvillimet, qofshin këto politike apo kulturore. Para viteve ’90, prania e kufizuar e mediave dhe kontrolli i rreptë që i bëhej nga pushteti i asaj kohe, detyronte masat që të mos dilnin nga kufijtë e përcaktuar. E njëjta gjë vihet re edhe pas kësaj periudhe, ku mjetet e transmetimit ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë si në jetën kulturore, ashtu edhe në atë ekonomike dhe politike të vendit.
Në fillim të viteve ’90, mediat shqiptare, ndanë botën në “tradhëtarë” dhe “heronjë” duke qëndruar kështu larg së vërtetës dhe pro imponimit të ideve. Duke shfytëzuar edhe etjen e shqiptarëve për ndryshim, mediat arritën deri në atë pikë sa që të bëheshin një nga faktorët kryesorë edhe të rrëzimit të qeverive. Shembull i kësaj është rrëzimi i qeverisë së ish kryeministrit Ilir Meta në vitin 2003, ku krahas shkaqeve të tjera, problemeve dhe kondradiktave që kishte brenda kampit të majtë, Televizioni Arbëria, një ndër kanalet e vetme kombëtare të asaj periudhe, me transmetimin e saj, arriti që të nxjerr në pah dobësitë e kabinetit qeveritar. Në këtë mënyrë, TVA duke shfrytëzuar edhe mosmarrëveshjet Nano-Meta, arriti që të jetë një nga faktorët e rrëzimit të qeverisë. Pas një rezistence jo shumë të gjatë, ish kryeministri në fjalë, u detyrua që të jap dorëheqjen.
Tashmë, me kalimin e viteve, duket se fenomeni i ndarjes së botës në “heronjë” dhe “tradhëtarë” po zbehet, pasi burimet e informacionit po shtohen gjithmonë e më shumë. E vetmja mënyrë me të cilën mediat përpiqen të mbahen ndaj qëndrimit të mësipër, është komentimi i ngjarjes. Nëpër emisione të caktuara, gazetarë të caktuar, duke ju përmbajtur politikës së institucionit që ai përfaqëson, organizojnë si pyetjet ashtu edhe drejtimin e bisedës, duke imponuar kështu një mendim tjetër tek shikuesi.
Një tjetër shembull i mbajtjes nën kontroll të “Temperaturës sociale” nga media, është edhe tragjedia e 11 janarit të vitit 2004, ku 21 shtetas shqiptarë humbën jetën në ujrat e Adriatikut dhe 7 të tjerë u shpallën të humbur. Ndërkohë që mediat e cilësonin si një ndër tragjeditë më të rënda pas asaj të Otrantos, moskthimi në Shqipëri nga Turqia i ish kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano , do t’i çelte atij edhe rrugën e disfatës së zgjedhjeve të 3 Korrikut 2005. Ndërkohë që mediat e majta nuk prononcoheshin apo i shmangeshin qëndrimit ndaj zotit Nano, ato të djathta, si vizive ashtu edhe të shkruara vunë në shënjestër kryeministrin e asaj kohe.
Gjithçka e bazuar në mënyrën se si mediat e transmetonin dhe orientonin shikuesin, pas gjithë këtyre zhvillimeve, ish kryeministri Nano filloi të humbas edhe popullaritetin që kishte, gjë kjo që pasi u shoqërua edhe me përçarjet brenda së majtës, çoi në humbjen e tyre me 3 Korrik. Shumë analistë, humbjen e së majtës, krahas shkaqeve të tjera e bazuan edhe në veprimet e zotit Nano në këtë ngjarje.
Zgjedhja e presidentit dhe konflikti mazhorancë-presidencë, është një tjetër pikë të cilën media po e përdor për ndryshim të situatës. Pasqyrimi i njëanshëm i situatës, po çon në një “ankth” të shoqërisë, gjë kjo që për interesa të caktuara mund të stimulojë dëshirën e protestës në popull. Mediat sot i kanë ndarë partitë në “Parti Mike” dhe në “Parti Armike” dhe sipas interesave të tyre transmetojnë edhe informacionin.
Gjatë dimrit të kaluar, kur vendi po kalonte një ndër krizat më të rënda energjitike, media pati një ndikim të madh në kontrollin e “Temperaturës sociale”. Transmetimet nëpër errësirë ku në ekran dukej vetëm fytyra e gazetarit që ndriçohej nga drita e kameras, përbënin një detaj trishtues për shikuesin. Krahas kanaleve të tjera televizive, Top Channel, një ndër kanalet më të ndjekura në vend, sulmin e qeverisë ndaj tij për të dalë nga godina aktuale, e përdori kundër saj. Transmetimi i errësirës nga qytete të ndryshme, ishte ajo që ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi gjendjen e shoqërisë, e cila nga momenti në moment ishte gati për revoltë.
Nga ana tjetër, mediat kanë lidhje direkt me sekorët më të rëndësishëm të një vendi, siç janë p.sh. sektori bankar, bursa, marrëveshjet e ndryshme etj. Mënyra se si këto transmetohen, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në “Temperaturën Sociale” të një vendi. Deklarata e një personi të rëndësishëm, mund të ndryshojë rrjedhën e zhvillimeve. Vetëm dy javë më parë, në Turqi, teksa diskutohej zgjedhja e presidentit, një deklaratë e bërë në mesnatë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Yashar Buyukanit, kundër kandidatit të mazhorancës, Abdullah Gyl, bëri që brenda disa minutave të kishte një rënie të ndjeshme të bursës dhe zhvlerësim të parasë vendase.
Por, edhe pse në shumicën e rasteve, media është e suksesshme në transmetimin e mesazhit që kërkon, ka edhe raste kur ajo dështon. Në një moment kur perëndimi po diskutonte rreth konflikteve të mundshme pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, publikimi i tyre në Shqipëri, ku mbi 70% e popullsisë është muslimane, do të përbënte një përpjekje të dështuar. Revista MAPO, e sapo dalë në treg, me qëllim promovimin e saj, del me karikatura të tilla, duke menduar se do të shkaktonin bujë pas atyre që kishin ndodhur në shtetet e tjera, dhe në këtë mënyrë do t’i bëhej reklama e saj. Kjo metodë e MAPO’s, duke patur parasysh mentalitetin e popullit shqiptar, dialogun ndërfetar që ka mbizotëruar për shekuj apo ndoshta edhe karakterin “mospërfillës” ndaj këtyre çështjeve të shqiptarëve, nuk u përfshi në trazirat simotra të shteteve të tjera, duke përbërë kështu një dështim për të.
Një tjetër kontroll dhe kanalizim i mediave mbi mënyrën e mendimit të shoqërisë, është edhe ai kulturor. Edhe pse brenda kufijve të Shqipërisë, njerëzit kanë filluar të mendojnë dhe gjykojnë si të huaj. Ndoshta kjo vjen edhe si rrjedhojë e globalizmit, por ka një të vërtetë të patjetërsueshme të asimilimit kulturor. Shkak i kësaj janë programet televizive apo telenovelat e huaja, temat të cilat trajtojnë, nuk kanë asnjë përputhje me realitetin vendas. Duke qenë se gruaja është një ndër edukatorët kryesorë të brezave të rinj, ajo e ndikuar nga mënyra e jetesës që shikon nëpër këto programe, në një mënyrë apo në një tjetër, ndoshta edhe pa dashur, e transmeton atë tek fëmija i saj.