E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 rastet e malaries, drejtori i ISHP: Të dezinfektohen zonat e rrezikshme

VLORE- Dymbëdhjetë rastet e evidentuara me ma larie në qytetin e Vlorës kanë vënë në lëvizje Institutin e Shëndetit Publik. Ditën e djeshme drejtori i ISHP-së, Adrian Hoxha ka zhvilluar takime me institucionet në qytetin e Vlorës për marrjen e masave.

Fillimisht Hoxha është ndalur në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe është njohur nga drejtori i këtij institucioni Leonard Sinanaj me gjendjen aktuale. Takimi më pas ka vijuar për masat që duhet të merren për të evidentuar rastet. 

Sipas specialistëve të DSHP-së në Vlorë rastet e shfaqura kanë qenë të importuara nga jashtë. Megjithatë rishfaqja e malaries ka vënë në lëvizje të gjitha institucionet mjekësore. Një nga detyrat e lëna nga drejtori i ISHPsë, ishte dezinfektimi i zonave moçalore, kanalet e ujërave të zeza dhe kënetat për të evituar përhapjen e malaries.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›