E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, zjarr në afërsi të qytetit antik të Apolonisë

FIER-Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pojan pranë zonës arkeologjike të Apolonisë.

Zjarri në fillim ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre duke u përhapur më pas me shpejtësi. Mësohet se nga zjarri nuk ka rrezik për parkun arkeologjik të Apollonisë dhe as për banesat përreth.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga flakët janë djegur përafërrisht 30 ha shkurre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›