Greqi, sot Venizelos videokonferencë me kreun e Trojkës
ATHINE-Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave i Greqisë, Evangelos Venizelos do të zhvillojë sot në ora 15 00 (me orën lokale) një videokonferencë me drejtuesit e Trojkës, me qëllim që t'u përcjellë përfaqësuesve të Komisionit Europian, FMN-së dhe bankës Qendrore Europiane, vendimet që u morën dje në mbledhjen e komitetit qeveritar.
Rezultatet e telekonferencës do të jenë objekt i një mbledhjeje tjetër të qeverisë, menjëherë më pas.
Me telekonferencën e pasdites fillon një raund i ri negociatash të vështira për këstin e gjashtë të paketës së mbështetjes ndaj Greqisë.
Siç ka deklaruar Venizelos, qëllimi i bashkëbisedimit të tij me Trojkën është arritja e marrëveshjes sa i përket mënyrës së realizimit të objektivave për financat publike për vitin 2011 dhe 2012. Njëkohësisht, do të përcjellë vullnetin e qeverisë që të bëhen me shpejt dhe më me vendosmëri hapat në drejtim të ndryshimeve strukturore. Në këtë kuadër, do të përshpejtohet, ndërmjet të tjerave, konkretizimi i masave që përfshihen në programin afatmesëm.
Mbrëmë, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Venizelos tha se “nëse duam të eliminohet falimentimi, dhe të ndalojnë shantazhet ndaj vendit, duhen marrë tre vendime kritike: Të realizohen objektivat për financat publike, të arrihet tepricë primare dhe të avancojnë menjëherë gjithë ndryshimet strukturore”.
“Në nivel europian dhe ndërkombëtar vërehet një situatë e rëndë, e cila krijon probleme të shumta dhe u lejon spekulantëve që të organizojnë sulme në zemër të euros, tha Venizelos, dhe shpjegoi se në këtë situatë të tendosur është e rëndësishme që të mos bëhet Greqia "dashi i kurbanit".
Nënkryetari i qeverisë kritikoi ashpër kreun e opozitës Antonis Samaras, duke thënë se ishin një "surprizë e dhimbshme" ato që Samaras tha nga Selaniku, kur ai ka të njëjtin informacion ashtu si edhe kryemnistri për situatën. "Nëse zoti Samaras beson se mund të shkojë dhe të mrekullojë bashkëbiseduesit e tij, me propozimet e tj për uljen e tatim taksave, mendoj se nuk ka një pamje të qartë për atë çfarë po ndodh".
(d.b/BalkanWeb)