12 spitale rajonale "bien në duart" e Kujdesit Shëndetësor
Spitalet rajonale të Shqipërisë pritet të reformohen për sa i takon administrimit të tyre dhe të ndryshojnë në dhënien e shërbimit shëndetësor. Konkretisht dje në një takim, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka deklaruar se prioritet do të jetë lënia e 12 spitaleve rajonale në varësi të Institutit të Kujdesit Shëndetësor. Një nga përfundimet kryesore të diskutimit ka qenë reforma që do të pësojnë spitalet pas tre vitesh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe specialistëve që referuan lidhur me projektin e zhvilluar në spitalin e Durrësit, i cili financohej nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, do të jenë tri pikat kryesore që do të bëjnë reformë në 12 qendra shëndetësore: Sipas një strategjie trevjeçare, Shqipëria do të ketë financim më pak të fragmentuar dhe paratë për shëndetësinë do të jenë të grumbulluara në një fond. Qendrat Shëndetësore dhe spitalet do të kontraktohen nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor. Do të ketë paketa bazë shërbimesh për të gjithë, si dhe një sistem bashkëpagesash për të pasiguruarit. Në këtë mënyrë, Ministria e Shëndetësisë merr rolin e duhur mbikëqyrës dhe politikëbërës. ISKSH bëhet organizmi kryesor menaxhues dhe fuqizon kapacitetet si blerës i shërbimeve. Në diskutimin e mbajtur nga drejtori i Drejtorisë së Mjekut në ISKSH, Gazmend Koduzi, u vlerësuan disa nga arritjet e spitalit të Durrësit gjatë financimit të kësaj qendre nga Instituti i Kujdesit Shëndetësor. Sipas Koduzit, disa nga arritjet e financimit nga fondi i ISKSH-së janë statusi autonom i spitalit, apo drejtimi i këtij institucioni nga një bord. Efikasiteti në funksionimin e shërbimit të Recepsionit ka siguruar rritjen e të ardhurave dytësore, të ardhura këto nga personat e pasiguruar.
Ato janë trefishuar krahasuar me vitin 2003 dhe janë përdorur për investime dhe shpërblime e motivimin shkencor të punonjësve. Po ashtu, nga ky projekt në spitalin e Durrësit pagat e personelit janë 15-20 për qind më të larta se në spitalet e tjera dhe rritja e shfrytëzimit të shtratit nga 50 në 75 për qind. Ulja e mesatares së ditëqëndrimit në spital ka shkuar nga 7.4 në 4.9 ditë si rezultat i trajtimit mjekësor me nivel të lartë dhe përdorimit të barnave cilësore ishte një tjetër pikë pozitive që ka sjellë reforma sipas referimit të Kujdesit Shëndetësor. Aktualisht, spitali i Durrësit është i vetmi që financohet nga skema e sigurimeve shëndetësore. Sipas ISKSH-së, nuk është e rastësishme që performanca e këtij spitali është shumë më e mirë në mjaft tregues krahasuar me spitalet e tjera. "Këtu nuk ka probleme me barnat siç dëgjojmë rëndom në spitalet e tjera, shfrytëzimi i shtratit është në nivele mjaft të mira dhe pavarësisht problemeve të hasura ndër vite, skema e financimit përmes sigurimeve shëndetësore po funksionon", referoi Gazmend Koduzi, drejtor i Drejtorisë së Mjekut në ISKSH.