E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvin Van der Sar kthehet në kombëtare

Edvin Van der Sar kthehet në kombëtare. Portieri, që pas Evropianit 2008 kishte lajmëruar tërheqjen e tij nga kombëtarja holandeze, i është përgjigjur tashmë ftesës së trajnerit Bert van Marvijk për dy ndeshjet e 11 dhe 15 tetorit kundër Islandës dhe Norvegjisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut. Van der Sar ka pranuar grumbullimin për të ndihmuar trajnerin holandez, që duhet të përballet me mungesat e dy portierëve Marten Stekelenburg e Henk Timmer, të dy të dëmtuar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›