Bajern në merkato për Pandev e Gorkuf
Bajerni i Mynihut po vëzhgon në merkaton e sulmuesve me rastin e një lamtumirë të mundshme të Lukas Podolski. Sipas "Bild", në krye të ëndrrave të klubit bavarez është maqedonasi i Lacios, Goran Pandev, i kërkuar që në merkaton e verës së kaluar. Pavel Pogrebniak, Andrei Arshavin, Landon Donovan, Mario Gomez e Nikola Kaliniç janë alternativat e tjera. Klubi bavarez ndjek edhe lojtarë të tjerë për mesfushën, nga ku mund të ikë Bastian Shveinsteiger. I piketuar duket se është Joan Gurkuf i Bordosë.