E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa shtyn Ferrarin: Tani tre dopjeta

"Duhet të shikojmë përpara, pa u mposhtur". Felipe Masa reagon për atë që ka ndodhur të dielën e kaluar në Singapor. Rruga për titull është komplikuar më shumë, edhe sepse Luis Hemilton ka tashmë 7 pikë të avantazh. "Sikurse ka thënë Stefano Domenikali pas garës, do të duhet të kërkojmë një dopjetë në secilën nga tre garat e mbetura, vazhdon braziliani në një intervistë në sajtin e Ferrarit, do të jetë një garë e vështirë, por të gjithë ne do të bëjmë më të mirën tonë. Gara e Singaporit u vendos nga incidenti".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›