E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 vetëvrasje nga fillimi i vitit në Pollog

Vetëvrasja e inspektorit të policisë në Poroj të Tetovës ka rritur shqetësimet për dukurinë e vetëvrasjeve në rajonin e Pollogut.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kjo është vetëvrasja e 12 e kryer nga fillimi i këtij viti në këtë zonë që përfshin Tetovën dhe Gostivarin me rrethinat.

Kjo është vlerësuar si rritje alarmante, pasi që vitin e kaluar ka pasur 9 vetëvrasje gjatë tërë vitit, shkruan Ina.

Shqetësuese është edhe rritja e tentimeve për vetëvrasje, ndërsa institucionet nuk kanë asnjë përgjigje ndaj këtyre dukurive që po shqetësojnë këtë rajon, që tradicionalisht nuk ishte i njohur për vetëvrasje.

Deri tani ka pasur 20 tentime për vrasje.

Tentimi i fundit për vetëvrasje ndodhi të martën kur një vajzë 24 vjeçare u pranua në Spitalin e Gostivarit, pasi që kishte tentuar të vetëvritet.

Ajo kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme të një materiali të lëngshëm me përbërje kimike, ndërsa motivi ka qenë marrëdhëniet e përkeqësuara brenda familjes së saj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›