NYT: Amerikanëve ju është marrë ADN-ja pa dijeni

E përditshmja prestigjioze amerikane New York Times' njoftoi sot në ueb faqen e saj në internet se “mijëra amerikanëve u janë marrë kampionë të ADN-së dhe shumë prej tyre nuk janë fare në dijeni të kësaj çështjeje”.
“Jo vetëm janë përgjuar në telefona dhe në internet qindra mijëra amerikanë të dyshuar për aktivitete kriminale apo subversive, por edhe persona të zakonshëm rrezikojnë të 'skedohen' për të gjithë jetën me kampionë (Mostra) të ADN-ve të tyre të marra dhe të ruajtura në laboratorët e dhjetëra agjencive të policive lokale. Shumë persona nuk janë fare në dijeni për këtë çështje”, transmeton BW shkrimin e të përditshmes amerikane./Indeksonline/