12 vjecari bie në lumin Drin, policia e banorët në kërkim
LEZHë- Një fëmijë 12 vjec rezulton i zhdukur pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Drin në Lezhë. Mësohet se djali me iniciale Z.M ka qenë duke luajtur me shokët në momentin që ra në ujërat e lumit.
Kanë qenë pikërisht shokët e 12 vjecarit ata që lajmëruan policinë për ngjarjen e rëndë ndërsa kanë treguar se i mituri ka hyrë në ujë bashkë me vëllain e tij për të marrë topin që kishte rënë në lumë por vetëm njëri prej tyre ka mundur të dalë.
Forca të shumta policore mbërritën mënjeherë në vendin e ngjarjes duke filluar kërkimet për gjetjen e të miturit, ndërkohë që pritet edhe mbërritja e polumbarëve që do të bëjnë të mundur kërkimet në thellësi.
Korrespondenti i News24 në vendngjarje bën të ditur se familjarët e 12 vjecarit janë tepër të alarmuar dhe herë pas here hidhen vetë në ujë për të gjetur turpin. Por pas rreth 2 orë kërkimesh ende nuk është bërë e mundur një gjë e tillë.
(e.n/BalkanWeb)