E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon kryekomunarin e Gostivarit

TIRANë- Kryeministri Berisha ka pritur sot kreun e komunës së Gostivarit. Rufi Osmanin ku ky i fundit shprehu mirënjohje për kontributin e autoriteteve shqiptare në mbështetje të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Maqedoni.

Kryeministri Berisha theksoi se politika e qeverisë shqiptare ka qenë dhe do të mbetet përherë e hapur, vëllazërore dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët e spektrit politik shqiptar në rajon e më gjerë. Zoti Osmani e njohu Berishën me arritjet e qeverisjes së krahinës, frymën politike dhe problemet e zhvillimit që ekzistojnë në komunitetin që ai përfaqëson dhe më gjerë.

Duke u ndalur tek objektivat, zoti Osmani theksoi rolin e faktorit shqiptar në plotësimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Ohrit, kurse Berisha vlerësoi zgjedhjet e fundit në Maqedoni, si dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për këtë marrëveshje.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›