E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nga Vlora: Më 30 prill ti japim fund pushtetit të vjedhur

VLORë- Në vazhdën e aksionit politik për protesta të përditshme deri në protestën e madhe të 30 prillit, socialistët janë ndalur sot në qytetin e Vlorës. Nga “sheshi i Flamurit” Kryesocialisti Edi Rama ka ftuar qytetarët e Vlorës ti japin fund së bashku këtij pushteti që nuk ofron asgjë, që sipas Ramës mban peng Shqipërinë.

“Pushteti i vjedhur nuk hap vende pune po vazhdon tju lërë në harresë. Vlora është në rrezik dhe këtë e thonë edhe 70 shoqata të bashkuara. Sot nuk qeverisin ata që zgjodhi populli i Vlorës, por nga një pushtet pa të ardhme. Le ti japim fund së bashku pushteti që mban peng Shqipërinë” – bëri thirrje nga Vlora kryesocialisti Rama.

Për ti dhënë fund këtij pushteti Rama ka ftuar popullin e Vlorës ti bashkohet protestës së madhe opozitare më 30 prill. “Protesta për ti dhënë fund këtij pushteti që po fundos ekonominë” – u shpreh Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›