Lezhë, mbytet në lumë fëmija 12-vjeçar

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në Lezhë, kur i mituri 12-vjeçar me iniciale Z.Marku, ka rënë aksidentalisht në lumin Drin teksa po luante me vëllain e tij.
Fëmija mësohet se ka qenë duke luajtur në vendin ku ndodhi ngjarja kur ka rënë në lumë dhe është "rrëmbyer" nga uji. Njoftimi për ngjarjen është dhënë fillimisht nga bashkëmoshatarë të viktimës dhe vëllai i tij i cili kishte hyrë edhe ai në ujë por kishte arritur të dilte.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të policisë dhe njësia e polumbarëve që janë vënë në kërkim të trupit të 12-vjeçarit.