Hallka e munguar në zinxhirin e evolucionit
JOHANESBURG- Shkencëtarët paraqitën për herë të parë një specie të parardhësit të njeriut e cila mund të jetë hallka e munguar në zinxhirin e evolucionit njerëzor. Kjo specie u paraqit gjatë një ceremonie e cila u zhvillua në Burimi i Njerëzimit në Maropeng, rreth 40 kilometra larg Johanesburg.
Fosilet të cilat i përkasin një mashkulli dhe një femre të rritur të shtyjnë të mendosh se specia e porsazbuluar, e quajtur Australopitekus Sediba, ecte duke e mbajtur trupin drejt si dhe kishte një sërë ngjashmërisht fizike me speciet e më vonshme të njohura si Homo, paraardhës të njeriut. Kreu i ekipit kërkimor të përbërë nga mëse 60 shkencëtarë, profesor Li Berger, nga Universiteti Uituatersrend, tha se ky ishte një zbulim me të vërtetë tronditës. "Këta homonidë të cilët kanë ekzistuar 1.9 milion vjet më parë janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Ata kanë jetuar në të njëjtën kohë; madje kanë vdekur në të njëjtën kohë. Kur them këtë nuk nënkuptoj domethënien e zakonshme të terminologjisë së arkeologëve. Ata kanë vdekur pak minuta, orë, ditë, ose e shumta javë nga njëri tjetri. Ata duhet ta kenë njohur njëri tjetrin, duhet të jenë parë sy më sy, madje mund të kenë qenë të lidhur. ç’është më e rëndësishmja, ata përfaqësojnë një specie deri më sot të panjohur të parardhësve të njeriut. Something ëe did not think ëas there."
Shkencëtarët besojnë se specia parardhëse e njeriut, njohur si Homo, u zhvillua nga specia Australopitekus rreth dy milion vjet më parë. Berger tha se kjo specie kishte krahë të gjatë, si majmun, duar të shkurtra të fuqishme, një legen tepër të zhvilluar e këmbë të gjata në gjendje të ecnin ose edhe të vraponin si njeri.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Kgalema Motlanthe, tha se ky zbulim ishte një ndër provat e shumta që tregojnë se raca njerëzore e ka zanafillën në kontinentin afrikan. "Fëmija Taung, Zonja Ples e Këmbë Vogli janë vetëm disa ndër fosilet e shumtë homonoidë të gjetur në vendin tonë ndaj duket qartë se ky vend ka qenë zanafilla e racës njerëzore."
Motlanthe tha se Afrika duhet të shihej si një dritë e re në përsa i përkiste zbulimit të fosileve. "Lajmi i sotëm duhet të shihet si sinjal pozitiv për zbulime të mëtejshme të cilat i japin një rol të ri vendit tonë në historinë e njerëzimit".
(e.n/News24/BalkanWeb)