E Shtunë, 31 Tetor 2026

12-vjeçari grabiti armën e truprojës së Ina Ramës

Truprojes së Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, i është grabitur pistoleta më datë 15 qershor në Rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

Që prej asaj dite, arma nuk është gjetur, ndërsa prokuroria ka zbuluar tashmë se autori është një 12-vjeçar, me iniciale G.P., i cili e ka shitur armë për 30 mijë lekë të vjetra, të cilat më pas i ka lënë në bixhoz. Pistoleta u grabit në banesën e shtetases Marie Ramaj, pjesëtare e Gardës së Republikës dhe truproje e kryeprokurores Ina Rama.

Tashmë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet për të zbuluar se kush e ka blerë pistoletën. Adoleshenti është shprehur në polici se nuk e njihte personin që ia ka shitur armën dhe nuk kishte dijeni ku ndodhej. /Start/

                                                                                             2012-06-27 10:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›