E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënoi me sms pronarët e Fabrikës së çimentos, arrestohet

Policia e Tiranës bëri me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Fredjan Zalla, 27-vjeç, i cili u prangos në afërsi të Urës së Gjolës, në Fushë-Krujë.

Ndaj tij, kishte bërë kallëzim tre ditë më parë shtetasi i huaj  Ch.Bouri. Shtetasi Zalla, ka qenë i dënuar më parë disa herë për veprat penale të : “Kanosjes” “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”, “Kundërshtimit të punonjësit te rendit publik” dhe “Prishjes se qetësisë publike”. 

Arrestimi i tij, u bë për arsye sepse me date 24.06.2012, dyshohet sa ka dërguar sms telefonike me përmbajtje kërcënuese dy shtetasve Ch.B dhe J.J. Materialet procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ne ngarkim te shtetasit Fredjan ZALLA, për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Përdorimit me keqdashje te thirrjeve telefonike”. /Start/

                                                                                             2012-06-27 15:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›