Kapet një shtetas me kokainë, iu gjetën edhe 2 gomone

Në pranga përfundoi shtetasi Roland Bobo, banues në Sarandë, teksa është sekuestruar edhe 25 gr lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit Kokainë e cila ishte e ndarë në 33 doza.
Nga kontrolli i mëtejshëm i ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan edhe 8 doza të tjera kokainë. Gjithashtu nga shërbimet e policisë është ushtruar kontroll edhe në një objekt magazinë po në pronësi të këtij shtetasi ku janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete lundruese, 1 gomone me gjatësi 7 m; 1 skaf me gjatësi 8 m; si dhe 3 motorë mjetesh lundruese të markave të ndryshme, të cilat së bashku me automjetin tip Smart u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij personi pasi dyshohet se mjetet lundruese dhe motorët e sekuestruar janë vjedhur në shtetin grek. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Sarandë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”. /Start/
2012-06-27 14:52