E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prindërit se mbanin mend vajzën 2-vjeçare, gjendet kufoma

E gjitha kjo ndodhi kur makina me të cilin ata udhëtonin pësoi aksident, ku shkaku kryesor ishte gjendja e dehur e drejtuesit.

Sot, pas shumë përpjekjesh, trupi i dyvjeçares u gjet e pajetë në një kanal me ujë, jo pak por disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Orët e hershme të mëngjesit së të martës, në Lushnjë ndodhi një aksident, ku mbetën të plagosur shtetasi Besmir dhe Arinarda Hasllani, përkatësisht 25 dhe 22-vjeç.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, ku nisën hetimet dhe i pyetën edhe ata nëse kishin fëmijën me vete. Dyshimet lindën kur në makinë dhe poshtë saj u gjetën sende të vogla. Në makinë ndodhej edhe një shtetas tjetër, Mikail Dhana, 51-vjeç, drejtues i mjetit, edhe ai në gjendje të dehur. Të tre personat nuk pësuan lëndime të mëdha, por fatin tragjik e pësoi vetëm vajza e vogël. /Start/

                                                                                             2012-06-27 11:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›