E Shtunë, 31 Tetor 2026

“21 janari”, dëshmitarët: Plumbat erdhën nga gardistët

 Ish-drejtori i policisë bashkiake, Zyhdi Dajti, duke dëshmuar në seancë, tha se garda kishte vepruar në kundërshtim me ligjin.

"Mua më kanë marrë oficerët e lartë të policisë që të qetësoja situatën dhe unë u përpoqa që demonstruesit të mos hynin në Kryeministri. Kisha afër deputetin Besnik Bare, Saimir Tahiri dhe Artan Gace dhe së bashku u përpoqëm të qetësonim qytetarët. Unë kuptova që plumbat ishin të vërtetë jo vetëm nga zhurma sepse kam qenë vetë gardist, por sepse degë pemësh filluan të thyheshin", tha Dajti në seancë.

Ndërkohë, dëshmitari tjetër, Rash Pisha, tha se kishte qenë rastësisht në shesh atë, teksa tha se plumbi që e la të plagosur kishte mbërritur nga brenda hekurave të kryeministrisë. Ai tha se nuk kishte mundur të identifikonte se kush kishte gjuajtur. Në Gjykatën e Tiranës ka nisur gjyqi ndaj ish-shefit të Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistit, Agim Llupo. Ata akuzohen për vrasjen në rrethana cilësuese të tre demonstruesve, ndërsa demonstruesit i katërt mbetet ende pa autor. /Start/

                                                                                             2012-06-27 16:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›