E Diel, 1 Nëntor 2026

12 vjet burg, për sulmuesin e gazetës daneze

Është dënuar me 12 vjet burg një person që shkaktuar një shpërthim në një hotel në Danimarkë gjatë përgatitjes së një bombe letër, të cilën synonte t`ia dërgonte një gazete daneze që kishte ngjallur polemika me disa karikatura të profetit islam Muhamed.
 

Lors Dukev, i lindur në Belgjikë ishte arrestuar më 10 shtator pasi kishte shkaktuar aksidentalisht një shpërthim në hotelin Jorgensen në kryeqytetin danez, gjatë të cilit u lëndua vetëm ai.
 

Karikaturat e profetit islam të publikuara në këtë gazetë kishin skandalizuar myslimanët, duke nxitur protesta të dhunshme në 2005 në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›