E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës forcon masat kundër drogës

Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Bernard Çaushaj, theksoi se gjatë vitit 2012, Policia e Tiranës do të marrë të gjitha masat për organizimin e shërbimeve policore në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Shtabi i Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike në Qarkun e Tiranës, do të zhvillojë analiza të herëpashershme, ku do të bëhet vlerësimi i informacioneve, evidentimi i problemeve dhe do të merren masa për eliminimin e tyre.

 Ndërkohë, në aktivitetet operacionale janë parashikuar, masat për organizimin e operacioneve policore për parandalimin, identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre. Nga strukturat e hetimit dhe parandalimit të krimeve do të aktivizohen të gjitha burimet e informacionit, me qëllim mbledhjen e informacioneve për njohjen e gjendjes së kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Tiranës, informacione të cilat do të vlerësohen  maksimalisht nga ana e këtyre strukturave.

Prefekti i Qarkut Tiranë, Zoti Keltis Kruja theksoi, se Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike nuk është një angazhim vetëm i strukturave të policisë, por edhe i organeve të tjera, si ato të qeverisjes vendore, dhe më gjerë, është një luftë që kërkon angazhimin e shume aktoreve dhe vetë qytetarëve në të. Në kuadër të parandalimit të këtij fenomeni, është miratuar nga Prefekti i Qarkut Tirane një Grafik pune për takime të drejtpërdrejta në zona, midis përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe përfaqësuesve të strukturave të Policisë, për të vleresuar e marrë përsipër përgjegjësitë, rritur bashkëpunimin, dhe për zgjidhjen brenda kompetencave ligjore problemet që do të evidencohen. /Start/

                                                                                             2012-04-30 15:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›