120 vjet nga lindja e Prokofiev
Të hënën janë mbushur 20 vjet që kur u lind kompozitori rus, Sergei Prokofiev.
Sergei Sergeievitsch Prokofiev, u lind më 11 prill 1891 (sipas kalendarit të vjetër gregorian, gjegjësisht, më 23 prill, sipas kalendarit të ri) në fshatin Sontsovska, afër qytetit Jekaterinoslav.
Simfoninë e parë e përfundoi në vitin 1917, e një vit më vonë, pas Revolucionit të Tetorit, iku nga vendi dhe kaloi një kohë të gjatë në Japoni, në Amerikën e Veriut, në Francë dhe në Etal, në Oberamergaut, në Gjermani.
Prokofiev shkroi pesë koncerte për piano dhe dy koncerte për violinë, një suitë (1914), 6 simfoni dhe sonata për piano. Operat e tuij më të njohura janë "Der Spieler"(Lojtari), "Die Liebe zu den drei Orangen"(Dashuri për tre portokalle) dhe "Krieg und Frieden" (Lufta dhe Paqja). Prokofiev shkroi edhe balete, si "Pjetri dhe ujku" , "Romeo dhe Xhuljeta", "Hirushja, etj.
Ndryshe, Prokofiev konsiderohet si njëri prej përfaqësuesve më të mëdhenj të muzikës ruse dhe botërore.