E Shtunë, 31 Tetor 2026

125 shtete, një orë në errësirë

Gati 4,000 qytete në 125 vende të ndryshme të botës kane shenuar "Orën e Tokës" duke fikur dritat jo të domosdoshme, për të shtuar vetëdijen rreth ndryshimeve globale. Dritat e pikave të rëndësishme si dhe të bizneseve e shtëpive të individëve kane filluar te mbyllen nga ora 8:30 deri në 9:30 të mbrëmjes sipas orës lokale. Pjesë nga qytetet më te medha në Shtetet e Bashkuara shkuan në errësirë per rreth nje ore. Për nder te ores se tokes 2010, ndërtesa historike në Nju Jork, të tilla si Empire State Building, Nasdaq Marketsite, dhe ndërtesa të tjera përkohësisht kane fikur dritat si një thirrje për veprim mbi ndryshimin e klimës.Dritat po ashtu jane fikur ne Times Square dhe ne lagje te tjera te New York-ut.

Fikja e pare e dritave eshte mbajtur nga Sydney ne vitin 2007 dhe qe prej atehere eshte bere tradite e te gjitha vendeve. Fondi Botëror i Botës Bimore e Shtazore organizon këtë ngjarrje botërore, e cila është tashme në vitin e katërt. Kjo organizatë thotë se fikja e dritave është "thirrja e vetme më e madhe për veprim lidhur me ndryshimet klimatike në histori".Mes monumenteve të famshme të botës, që fikën dritat me rastin e Orës së Tokës këtë vit janë Mali Rushmore në shtetin amerikan të Dakotës së Jugut, Big Ben në Londër, Kulla Eiffel e Parisit, Opera e Sidneit në Australi, Memoriali i Paqes Hiroshima, Statuja e Jezu Krishtit në Rio de Janeiro, Ujëvarat Viktoria të Zimbabvesë dhe Piramidat e Egjiptit.

Adela Zeza

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›