E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale në Itali, votohet të dielën dhe të hënën

22 ore ne dy dite per te ribere dhe nje here nga e para harten e qeverise lokale! Italia shkon në votime pas një fushate eklektorale që në një masë të madhe u zhvillua në sallat e gjykatave dhe në këshillin e ministrave mes akuzave të ndërjellta kundër akuzave dhe dekreteve ligjore. Sot dhe nesër 41 milioni italianë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur 13 presidentë të rajoneve respektivisht në Piemonte, Lombardia, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Umbria, Marche, Lazio, Campania, Puglia, Basilicata e Calabria, si dhe Këshillët rajonalë, katër presidentë provincë dhe kryetarët e bashkive për 73 komuna me më tepër se 15 mijë banorë e të 390 komuna më të vogla.

Të dielën qendrat e votimit të cilat u hapën në orën 8:00 do të qëndrojnë hapur deri në orën 10:00 të darkës ndërsa më 29 mars mund të votohet që nga ora 7:00 deri në orën 3:00. Eksit pollet e para megjithatë priten të japin rezultatet që në orën 2 për zgjedhjet rajonale. Ndonëse bëhet fjalë për zgjedhje rajonale e administrative parashikohet që rezultatet megjithatë të shkundin qeverinë apo partitë. Rilancimi i Berluskonit që vendos gjithnjë në plan të parë veten, e ardhmja politike e bosit, fati i udhëheqjes së Bersanit janë cështje që do të marrin përgjigje pas procesit të votimit që konsiderohet deciziv sidomos në rajonet e Piemonte, Liguria, Puglia e Lazio.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›