E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, nënshkruan marrëveshjen me Bechtel Enka për autostradën Kukës-Prishtinë

Qeveria kosovare nënshkruan marrëveshjen me Bektel Enka për fillimin e ndërtimit të autostradës Kukës- Prishtinë. Sipas burimeve të një të përditshme kosovare, Ministria e Transportit dhe e Postë-Telekomunikacionit nënshkroi marrëveshjen me kompaninë Bechtel & Enka

për ndërtimin e një pjese të autostradës dhe pikërisht segmentit Vërmicë-Merdar. Punimet do të nisin simbolikisht më 15 prill, nga Vërmica, në kufi me Shqipërinë dhe për fillim do të ndërtohen vetëm dy segmentet e para, që përfshijnë pjesën deri në Qafë të Duhlës. Ndërkaq, pjesa tjetër e trasesë do të presë derisa të përgatitet projekti përfundimtar. Punimet për ndërtimin e segmentit të parë dhe të dytë, nga Vërmica deri në Qafën e Dules, do të fillojnë zyrtarisht më 1 maj të këtij viti. Financimi i kësaj pjese të punimeve do të bëhet nga buxheti i qeverise kosovare ne vlere rreth 120 milion euro. Gjerësia e rrugës është 28 metra. Rruga do të këtë dy shirita qarkullues me gjerësi 3.5 metra. Do të jetë e tipit të mbyllur me hyrje dalje vetëm nëpër kyçje. Do të ketë mburojë mbrojtëse dhe mure kundër zhurmës. Do të ketë taksë rrugore. Kohëzgjatja e punimeve nga dita e punimit do të jetë për 36 muaj. Numri i punëtorëve për ndërtimin e autostradës në total është rreth 6000 punëtorë, prej të cilëve 4 mijë vendorë. Autostrada do të ketë të njëjtit parametra sikur autostrada Split-Zagreb. Bechtel & Enka është dhe firma e ndërtimit të aksit nacional Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Morinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›